Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Banka Botërore sugjeron 6 instrumente për pensione të sigurta

Lapsi.al 28 January 2025
Banka Botërore sugjeron 6 instrumente për pensione të sigurta

Të ardhurat e mjaftueshme në moshën e pensionit janë shndërruar në një shqetësim i zakonshëm për të rriturit në nivel global. Në një dokument të fundit që trajton “Sigurinë e të ardhurave për të moshuarit” Banka Botërore vë në dukje se duhen politika dhe instrumente shtesë përveç kontributeve për të rritur sigurinë e të ardhurave në pleqëri.

Në grupin e vendeve që janë drejtuar këshillat bën pjesë edhe Shqipëria. Aktualisht vendi ynë është përfshirë në një reformë për ndryshimin e skemës se pensioneve, e cila po kryhet me asistencën teknike të Bankës Botërore.

Aktualisht burimet më të rëndësishme të të ardhurave për të moshuarit janë: puna e vazhdueshme; mbështetja nga familja dhe të ardhurat nga aktivet e grumbulluara gjatë jetës së tyre dhe përfitimet e marra nga programet e qeverisë, të financuara qoftë nga të ardhurat e përgjithshme ose kontributet sociale.

Megjithatë, kontributi relativ dhe përshtatshmëria e përgjithshme e këtyre burimeve ndryshojnë shumë sipas niveleve të zhvillimit, me kalimin e kohës, ndërmjet vendeve. Në ekonomitë në zhvillim ku bën pjesë Shqipëria plakja e popullsisë po ndodh shumë shpejt. Banka Botërore vëren shqetësime serioze, teksa thekson se pensionistët e sotshëm dhe të ardhshëm nuk janë të përgatitur për të siguruar të ardhurat e nevojshme gjatë gjithë pleqërisë.

Banka vë në dukje se rënia e madhësisë së familjes dhe ndryshimi i normave shoqërore do të ulin të ardhurat jo zyrtare tek moshat e vjetra. Përveç kësaj, njohuritë financiare janë të dobëta për siguruar kursime gjatë gjithë jetës. Banka sugjeron se do të duhet roli i shtetit për promovimin e sigurisë financiare për të moshuarit.

Pavarësisht kësaj nevoje në rritje, sistemet publike për të moshuarit zakonisht kanë mbulim të ulët dhe të pamjaftueshëm për të ofruar mbrojtje të denjë për shumicën e të moshuarve. Psh në Shqipëri, sipas statistikave vendase më shumë se gjysma e të moshuarve kanë pensione të pjesshme, pasi nuk kanë mundur të përmbushin kushtet për pension të plotë.

Banka Botërore vë në dukje se në dekadat e fundit zgjerimi i kontribuuesve në skemën e pensioneve ka qenë problematik. Këshillat e mposhtmë shihen si mundësi për të rritur sigurinë e të ardhurave në pleqëri. Së pari, rishikimi i skemës së pensioneve për të mbështetur përfshirjen në skemën e sigurimeve të grave dhe punonjësve informale.

Së dyti, qëndrueshmëria e skemës se pensioneve duhet të konsiderohet prioritet dhe duhet të ketë një konsensus të vazhdueshëm nga politika dhe grupet e interesit. Së treti, duhet promovuar transparenca e të dhënave dhe standardizimi i raportimit mbi sistemet e pensioneve në vendet në zhvillim.

Së katërti, potenciali në rritje i transaksioneve digjitale dhe nga telefoni lehtëson administrimin e pensioneve dhe e bën me të lehtë derdhjen e kontributeve. Së pesti, të rriturit duhen të ndërgjegjësohen më shumë për të sigurinë e të ardhurave në pleqëri.

Së gjashti, duhet të zhvillohen produkte financiare novatore që mbështesin me të ardhura moshën e tretë. Banka Botërore sugjeron se duhet të zhvillohen një seri instrumentesh përveç kontributeve për të rritur sigurinë e të ardhurave në pleqëri.

Shqipëria pritet që të finalizoje këtë vit reformën e pensioneve e cila synon të rrisë qëndrueshmërinë e skemës publike të pensioneve dhe të rrisë sigurinë në të ardhurat në moshë pensioni./ Monitor

Të këshilluara

Fuqia e artit në Credins Bank

Arti si nje fushe me nje rol te jashtezakonshem ne emancipimin e nje vendi, ka nje fuqi unike per te transformuar mendjen dhe shpirtin tone. Duke e konsideruar ...

13:16

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI