Flash

Senati amerikan konfirmon në detyrën e Sekretarit të Thesarit

Lapsi.al 28 January 2025
Senati amerikan konfirmon në detyrën e Sekretarit të Thesarit

Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, në qeverinë e Presidentit Donald Trump, duke i dhënë kështu drejtuesit miliarder të fondeve të investimeve, një rol qendror në hartimin e përparësive politike të administratës së re në lidhje me uljen e taksave, të shpenzimeve qeveritare dhe menaxhimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatët dhe kundërshtarët.

Si sekretari i 79-të i Thesarit, zoti Bessent do të ketë ndikim mbi mbledhjen e taksave dhe tregun e borxhit të thesarit prej 28 trilionë dollarësh, mbi politikën fiskale, rregulloret financiare, sanksionet ndërkombëtare dhe investimet nga jashtë. Votimi ishte 68-29, me 16 demokratë që mbështetën emërimin e tij.

Bessent, 62 vjeç, tashmë është shfaqur si një mbrojtës i fuqishëm për axhendën ekonomike të Presidentit Trump, e cila përqendrohet tek ulja e taksave dhe vendosja e tarifave të larta, që demokratët dhe disa ekonomistë, argumentojnë se mund të zhbëjnë një pjesë të përparimit që ka bërë Rezerva Federale në vendosjen e inflacionit nën kontroll.

Në seancën e tij të konfirmimit, zoti Bessent paralajmëroi se dështimi për të rinovuar një shkurtim prej 4 trilionë dollarësh nga taksat, që skadon në fund të këtij viti, do të ishte një "fatkeqësi" për amerikanët e klasës së mesme dhe argumentoi se tarifat do të ndihmonin në luftimin e praktikave të padrejta tregtare, rritjen e të ardhurave, dhe do të forconin ndikimin e Shteteve të Bashkuara në negociatat ndërkombëtare. Ai gjithashtu kundërshtoi idenë se politikat e Presidentit Trump do të ishin inflacioniste dhe tha se përpjekjet e administratës për të rritur prodhimin e naftës në fakt do të ndihmonin në uljen e çmimeve.

Si zyrtari më i lartë ekonomik i Presidentit Trump, zoti Bessent do të përballet me një sërë sfidash, më urgjentet prej të cilave do të jetë menaxhimi i likuiditetit të qeverisë federale, pasi qeveria arriti kufirin e saj ligjor të borxhit në ditën e dytë të Presidentit Trump në detyrë. Edhe përpara se të bënte betimin, Departamenti i Thesarit po përdorte "masa të jashtëzakonshme" për të shmangur shkeljen e kufirit të borxhit dhe shkaktimin e një falimenti katastrofik. Zoti Bessent u tha senatorëve në seancën e tij të konfirmimit se nuk do të kishte mospagim nën drejtimin e tij.

Sekretarit Bessent do t’i duhet gjithashtu të merret me perspektivën e rritjes së deficiteve buxhetore dhe borxhit të shtuar të qeverisë që vlerësohet të arrijë në triliona dollarë, nëse rinovimi i uljes së taksave dhe lehtësimet e tjera të premtuara tatimore nuk mund të kompensohen nga rritja e të ardhurave, ose shkurtimet e shpenzimeve. Nëse vazhdon precedenti i deritanishëm, ai do të jetë një aktor qendror që do të punojë me Kongresin për përmasat dhe trajtën e reformave tatimore./ VOA

Të këshilluara

Fuqia e artit në Credins Bank

Arti si nje fushe me nje rol te jashtezakonshem ne emancipimin e nje vendi, ka nje fuqi unike per te transformuar mendjen dhe shpirtin tone. Duke e konsideruar ...

13:16

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI