Flash

Clooney i bën thirrje Biden të tërhiqet nga gara

Lapsi.al 11 July 2024
Clooney i bën thirrje Biden të tërhiqet nga gara

George Clooney i ka bërë thirrje Joe Biden që të tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA. Aktori dhe një mbështetës i njohur i demokratëve tha se presidenti kishte fituar shumë beteja në karrierën e tij, "por e vetmja betejë që ai nuk mund ta fitojë është lufta kundër kohës".

Një tjetër yll i Hollivudit, Michael Douglas, i tha më vonë BBC-së se ishte "i shqetësuar" për shanset e zotit Biden për fitore.

Presidenti ka deklaruar, në mënyrë të përsëritur, se ai është i vendosur të mbetet si kandidati i Partisë Demokratike kundër Donald Trump në nëntor. Komentet e të aktorëve të famshëm erdhën pasi zonja Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, iu bashkua shqetësimit në rritje në parti, duke thënë se koha "po mbaronte" për Biden, 81 vjeç, për të vendosur nëse do të qëndronte në garë pas debatit të tij të dështuar kundër Trump.

Clooney shkroi në Neë York Times se ishte "e dhimbshme për ta thënë", por Joe Biden që takoi në një aktivitet për mbledhjen e fondeve tre javë më parë nuk ishte Biden i vitit 2010. "Ai nuk ishte as Joe Biden i 2020." shtoi aktori.

“Ai ishte i njëjti njeri që të gjithë e pamë në debat”, tha Clooney.

Aktiviteti i mbledhjes së fondeve, i bashkëorganizuar nga Clooney në Los Anxhelos dhe gjithashtu me Julia Roberts dhe Barbra Streisand, solli një rekord të vetëm një nate prej rreth 30 milion dollarë (23 milion £) për fushatën e Bidenit.

Kampi i Bidenit i është kundërpërgjigjur yllit të Hollivudit, me një burim të paidentifikuar që u tha mediave amerikane: “Presidenti qëndroi për më shumë se 3 orë [në mbledhjen e fondeve], ndërsa Clooney bëri një foto me shpejtësi dhe u largua”.

Stafi i presidentit vuri në dukje gjithashtu se kur ai mori pjesë në mbledhjen e fondeve, sapo kishte mbërritur në Los Anxhelos nga Italia, ku kishte qenë në samitin e G7.

Në shkrimin e tij, Clooney shkroi: "Udhëheqësit e partisë tonë duhet të ndalojnë së thëni se 51 milionë njerëz nuk e panë atë që ne sapo pamë".

"Kjo ka të bëjë me moshën. Asgjë më shumë," vazhdoi ai. “Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”.

Clooney shtoi se shqetësimet e tij përputheshin me ato të "çdo" anëtari të Kongresit me të cilin ai kishte folur.

Në komentet e tij, Michael Douglas tha se kishte shqetësime për aftësitë e zotit Biden gjatë një mandati të dytë të mundshëm: "Unë jam i shqetësuar jo këtë javë ose javën tjetër, por le të themi vitin e ardhshëm."

Aktori tha se kishte mbajtur një mbledhje fondesh në prill për zotin Biden, i cili besonte se kishte bërë një "punë të jashtëzakonshme". Por, duke përmendur debatin me Trump, ai tha se ishte e rëndësishme që një kandidat të ishte "artikulues" gjatë një epoke kaq "luftarake" politike.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI