Flash

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së filmave për të rritur

Lapsi.al 10 July 2024
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së filmave për të

Është zbuluar shkaku i vdekjes së aktores së njohur të filmave për të rritur, Jesse Jane, e cila u gjet e pajetë në moshën 43-vjeçare së bashku me të dashurin e saj Brett Hasenmueller në shtëpinë e tyre në Moore, Oklahoma.

Portali amerikan TMZ raporton se sipas zyrës së ekzaminuesit mjekësor të Oklahoma City, ylli i industrisë së filmave për të rritur në fillim të viteve 2000, humbi jetën nga një mbidozë aksidentale e fentanilit dhe kokainës.

Jesse Jane, e lindur më 16 korrik 1980, me emrin e vërtetë Cynthia Ann Howell, e filloi karrierën e saj si kamariere në "Hooters" dhe një konkurrente në konkurset e bukurisë.

Porn star Jesse Jane arrested for beating up boyfriend

Ajo u bë një nga yjet më të mëdhenj në industrinë pornografike të kohës së saj, duke debutuar me "Digital Playground" në vitin 2002 dhe duke fituar famë në "Family Business" të Showtime.

Ajo arriti një popullaritet masiv me serialin pornografik ‘Pirates’, veçanërisht duke shkëlqyer në vazhdimin ‘Pirates II: Stagnetti’s Revenge’, një prodhim që kushtoi 8 milionë dollarë dhe konsiderohet si një nga filmat porno më të shtrenjtë në histori.

Jane u bë e njohur edhe përmes bashkëpunimeve të saj me Playboy në shfaqjet ‘Night Calls’ dhe ‘Naughty Amatore Home Videos’.

Adult Film Star Jesse Jane's Cause of Death Revealed 5 Months After She Died at 43

Në vitin 2009, ajo mori pjesë në dokumentarin CBS “Porn: Business of Pleasure”, i cili dha një vështrim të brendshëm në përvojat e jetës reale brenda industrisë së filmave për të rritur.

Jesse Jane, e cila u tërhoq nga industria e pornografisë në vitin 2007, u shfaq gjithashtu në prodhimet kryesore të Hollivudit. Ajo pati role në filmin ‘Starsky & Hutch’, serialin e njohur ‘Entourage’ dhe ‘The Bad Girls Club’. ©LAPSI.al

Jesse Jane Brett Hasenmueller Dead: Who Were Jesse Jane And Brett Hasenmueller? Couple Dies Of Suspected Drug Overdose In Oklahoma | World News, Times Now

Të këshilluara

John Cena tërhiqet përfundimisht nga WWE

Aktori dhe mundësi amerikan John Cena ka njoftuar se do të tërhiqet nga garat e World Wrestling Entertainment (WWE). Cena e bëri njoftimin surprizë për fansa...

13:09

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI