Flash

Bebe Rexha sulmohet sërish në skenë, reagon ashpër ndaj fansit që e goditi

Lapsi.al 9 July 2024
Bebe Rexha sulmohet sërish në skenë, reagon ashpër ndaj

Bebe Rexha është përfshirë sërish në një incident në skenë.

Këngëtares 34-vjeçare iu desh të largonte një spektator në një prej koncerteve të saj në Norvegji gjatë kësaj fundjave. Ajo e kërcënoi se do të ndërmerrte hapa ligjorë pasi spektatori tentoi të hidhte një send drejt saj gjatë performancës.

Ngjarja ndodhi kur ajo po këndonte hitin “I’m Good (Blue)” dhe në videot e shpërndara shihet Bebe ku i drejtohet spektatorit me një gjuhë të ashpër.

"Nëse më godet në skenë me diçka, do të të marr gjithçka. Mos guxo të luash me mua në këtë moment. Jashtë. Dil jashtë. Kaq ishte. Mori fund për ty."

Pasi e nxorën nga koncerti, Bebe rinisi këngën që po performonte dhe vazhdoi koncertin. Muajin e kaluar, këngëtarja nxori nga koncerti disa persona pasi u përpoqën të gjuanin me sende. Në qershorin e vitit 2023, Bebe pësoi një lëndim në sy pasi një spektator e gjuajti me celular.

Të këshilluara

John Cena tërhiqet përfundimisht nga WWE

Aktori dhe mundësi amerikan John Cena ka njoftuar se do të tërhiqet nga garat e World Wrestling Entertainment (WWE). Cena e bëri njoftimin surprizë për fansa...

13:09

Margot Robbie, nënë për herë të parë

Margot Robbie  është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj, Tom Ackerley. Robbie zbuloi barkun e saj të rrumbullakosur në  gjatë pushime...

20:33

Ndahet nga jeta producenti i “Titanic”

Jon Landau, producenti i  Titanic dhe Avatar ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Thuhet se ai vuajti prej më shumë se një viti vuante nga kanceri. Motra e...

16:51

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI