Flash

10 milionë dollarë për të performuar ‘playback’ në dasmën e miliarderit

Lapsi.al 10 July 2024
10 milionë dollarë për të performuar ‘playback’

Këngëtari Justin Bieber performoi në një event para dasmës së trashëgimtarit miliarder indian Anant Ambani dhe nuses së tij, Radhika Merchant.

Bieber udhëtoi për në Mumbai, Indi, për festën dhe argëtoi audiencën me një performancë elektrizuese. Artisti publikoi foto dhe video në mediat e tij sociale, duke përfshirë të ftuarit që këndonin bashkë më të hitet "Love Yourself", "I'm the One", dhe "Where Are U Now."

Bieber besohet se është paguar 10 milionë dollarë për performancën e tij në “sangeet”, një ceremoni tradicionale ku familjet e nuses dhe dhëndrit organizojnë festa për mysafirët e tyre. Në mars, Rihanna dyshohet se u pagua 6 milionë dollarë për të performuar në një event më të vogël që i paraprinte po ashtu dasmës së çiftit.

Ambani është djali i biznesmenit miliarder, Mukesh Ambani, i cili ka një pasuri prej 116 miliardë dollarësh, sipas Forbes, ndërsa Merchant është vajza e manjatit farmaceutik, Viren Merchant. Ceremonia kryesore e dasmës së Ambani dhe Merchant është caktuar të mbahet më 12 korrik, për t'u pasuar nga një pritje madhështore më 14 korrik.

Të këshilluara

John Cena tërhiqet përfundimisht nga WWE

Aktori dhe mundësi amerikan John Cena ka njoftuar se do të tërhiqet nga garat e World Wrestling Entertainment (WWE). Cena e bëri njoftimin surprizë për fansa...

13:09

Margot Robbie, nënë për herë të parë

Margot Robbie  është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj, Tom Ackerley. Robbie zbuloi barkun e saj të rrumbullakosur në  gjatë pushime...

20:33

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI