Flash

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB

Lapsi.al 19 April 2024
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve

Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palestinez, duke i vënë veton një projektrezolute në Këshillin e Sigurimit për anëtarësim me të drejta të plota të Autoritetit Palestinez në organin e lartë botëror. Shtetet e Bashkuara thonë se një shtet i pavarur palestinez duhet të krijohet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez dhe jo përmes veprimit të OKB-së.

Uashingtoni i vuri veton projektrezolutës, e cila i kërkonte Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh që "Shteti i Palestinës të pranohej si anëtar në Kombet e Bashkuara". Britania dhe Zvicra abstenuan, ndërsa 12 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan në favor të projektrezolutës. Territoriet palestineze janë aktualisht një shtet vëzhgues jo-anëtar, një njohje de fakto e shtetësisë që u dha nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2012. Por kërkesa për t'u bërë anëtar me të drejta të plota i OKB-së duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit dhe më pas të paktën nga dy të tretat e vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme.

Përpjekja palestineze për anëtarësim të plotë në OKB vjen gjashtë muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe ndërsa Izraeli po zgjeron vendbanimet në Bregun Perëndimor.

"Përshkallëzimet e fundit e bëjnë edhe më të rëndësishme mbështetjen e përpjekjeve me besim të mirë për të gjetur paqe të qëndrueshme midis Izraelit dhe një shteti palestinez plotësisht të pavarur dhe sovran", i tha Këshillit të Sigurimit më herët të enjten Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

"Mungesa e përparimit drejt një zgjidhjeje me dy shtete do të rrisë paqëndrueshmërinë dhe rrezikun për qindra miliona njerëz në të gjithë rajonin, të cilët do të vazhdojnë të jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të dhunës", tha ai.

Rreth 34 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite, sipas ministrisë së shëndetësisë në Rripin e Gazës, të dhëna këto të pakonfirmuara nga burime të pavarura. Ato gjithashtu thonë se shumica e 2.3 milionë banorëve janë zhvendosur dhe se pjesa më e madhe e Gazës është shkatërruar.

Lufta filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist ndërkufitar në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, në të cilin sipas autoriteteve izraelite, 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng. Izraeli thotë se rreth 130 vetë vazhdojnë të mbahen peng, por një e katërta e tyre kanë të vdekur. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera vende./ VOA

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI