Flash

Ndalimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës nga Serbia, Hovenier: Jemi të shqetësuar

Lapsi.al 18 April 2024
Ndalimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës nga Serbia,

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar në lidhje me mbajten në paraburgim të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç në Serbi. Hovenier gjatë fjalës së tij u shpreh se janë të shqetësuar. Ai më tej shtoi se ambasada e njeh mirë rolin që Jankoviç ka luajtur në Policinë e Kosovës dhe se e njohin mundin e tij për integrimin e komunitetit serb në polici.

“Jankoviç është i njohur mirë nga Ambasada Amerikane dhe shumë të tjerë. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar. Ai është dikush që e njohim prej shumë vitesh, një serb etnik i Policisë së Kosovës që ka shpenzuar shumë energji dhe kohë në polici duke ndihmuar shumë në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës.

Ai ka luajtur një rol të veçantë për të siguruar që ndjeshmëria e lidhur me komunitetin serb të jetë e adresuar nga Policia e Kosovës, si dhe ka luajtur rol për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovë, përfshirë edhe monastiret ortodokse. Ne jemi të shqetësuar dhe shpresojmë që të lirohet shpejt”, tha Hovenier para gazetarëve.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla tha Jankoviç është dërguar në paraburgim për 48 orë nga autoritetet e Serbisë. Ai më tej shtoi se Jankoviç është dërguar në paraburgim nën akuzën prishje të rendit kushtetues.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI