Deputeti i PD, Asllan Dogjani ka shkuar në Kuvend me çadër plazhi. Veprimi vjen si kundërpërgjigje ndaj deputetes Olta Xhaçka, pas deklaratës së kësaj të fundit mbi debatin për resortin e bashkëshortit në jug të vendit.
Pavarësisht tentativave për të hyrë në sallë me çadër, deputeti nuk është lejuar nga punonjësit e sigurisë. Ai tha për mediat se donte që çadrën ta vendoste te vendi i Xhaçkës.