Flash

Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë që nga 2017

Lapsi.al 19 April 2024
Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës të huaj për të përmbushur nevojat.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në fund të tremujorit të katërt 2024, papunësia afatgjatë te grupmosha 15-29 vjeç arriti në 14.3%, me rritje 2 pikë për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023 (Shkalla e papunësisë afatgjatë mat papunësinë në lidhje me kohëzgjatjen e papunësisë).

Madje në tremujorin e tretë 2023, papunësia afatgjatë tek kjo grupmoshë ishte 15%, nga 11.9% në tremujorin e tretë 2022. Të dhënat e INSTAT tregojnë se papunësia afatgjatë te të rinjtë e moshës 15-29 vjeç arriti në nivelin më të lartë që nga viti tremujori i parë i vitit 2017.

Papunësia te të rinjtë po rritet teksa kjo grupmoshë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,0% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë u rrit me 0,6 pikë përqindje. Ndërsa për grupmoshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë ishte 7,9% në tremujorin e fundit 2023.

Pas pandemisë, prirja e papunësisë ka shënuar rritje te të rinjtë. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç ishte 21,7%, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar arriti në 22%.

Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ra me 94 mijë, ose me 13.7%, por nga ana tjetër, numri i të rinjve që kërkojnë punë është rritur dhe te papunët afatgjatë gjithashtu.

Anketa të tjera që kanë matur emigracionin potencial, kanë treguar se vështirësitë në punësimin e të rinjve janë shkaktari kryesor për emigrimin e tyre.

Gati 80% e personave që largohen nga vendi janë të rinj nën 30 vjeç dhe arsyet e largimit lidhen me përpjekjet për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike./ Monitor

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI