Flash

Aaron Taylor-Johnson flet për diferencën në moshë me regjisoren

Lapsi.al 21 March 2024
Aaron Taylor-Johnson flet për diferencën në moshë me

Aaron Taylor-Johnson ka folur së fundmi për hendekun e moshës 23-vjeçare mes tij dhe gruas së tij, Sam Taylor-Johnson.

Në një intervistë të re me Rolling Stone U.K, aktori foli për arritjen e disa momenteve në fillim të jetës, diçka me të cilën ai është shumë i njohur si bashkëshort, baba dhe njerk i ri.

Aktori i "Bullet Train" u takua me bashkëshorten e tij tani në xhirimet e filmit të saj biografik të John Lennon në vitin 2009, "Nowhere Boy". Në atë kohë, ai ishte 18 vjeç dhe ajo 42.

"Ajo që duhet të kuptoni është se atë që shumica e njerëzve bënin në të 20-at e tyre, unë i kisha bërë kur isha 13 vjeç," tha ai.

Për Aaron - i cili kombinoi mbiemrin e tij (Johnson) me mbiemrin e gruas së tij (Taylor-Wood) për të krijuar mbiemrin e tyre të ri - kjo do të thoshte një fejesë dhe të bëhej njerku i dy vajzave më të mëdha të Sam, atëherë 12 dhe 4 vjeç, vetëm 18 vjec.

Për më tepër, Sam dhe Aaron kishin dy nga fëmijët e tyre përpara dasmës së tyre në qershor 2012. Në kohën e lindjes së vajzës Wylda në vitin 2010, Aaron sapo kishte mbushur 20 vjeç. Kur vajza e tyre e dytë, Romy, erdhi në vitin 2012, ai kishte disa muaj nga ditëlindja e tij e 22-të.

Pavarësisht kritikave të rënda që çifti ka marrë për diferencën e tyre në moshë prej më shumë se dy dekadash, Aaron dhe Sam në dukje janë po aq të lumtur si kurrë më parë. Ai gjithashtu iu referua "me përkëdhelje" familjes së tyre, duke thënë se ata ndajnë "katër vajza të mrekullueshme"./Lapsi.al

Të këshilluara

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt fejesës?

Travis Kelce nxiti së fundmi aludimet për një fejesë të mundshme dhe një fëmijë me Taylor Swift teksa po diskutonte me vëllain në podkastin e tij “New Heights”....

14:23

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI