Flash

Paul Rudd rikujton incidentin me Jennifer Aniston në "Friends"

Lapsi.al 20 March 2024
Paul Rudd rikujton incidentin me Jennifer Aniston në "Friends"

Paul Rudd ka rikujtuar së fundmi ditën e parë në xhirimet e serialit të njohur, "Friends".

Aktori i Ant Man iu bashkua sitcom-it në serinë e tij të nëntë si partnerit I Phoebe,  Mike Hannigan, me të cilin ajo u martua. Por, ndërsa Mike ishte menjëherë i dashur në mesin e fansave të Friends, Paul nuk pati një  fillim të mbarë me anëtarët e tjerë të kastit kur iu bashkua për herë të parë shfaqjes.

Në një intervistë në The Graham Norton Show, Paul pranoi: “Isha në xhirime për episodin tim të parë dhe Jennifer [Aniston] ishte në një Segway sepse kishte thyer gishtin e këmbës dhe të gjithë dëshironin të bënin xhiro me këtë.

Matt LeBlanc kërkoi të hypte dhe menjëherë dinte se si t'i jepte. Më pas kërkova ta provoja edhe unë. Unë u rrotullova dhe e rrotullova pikërisht mbi këmbën e Jennifer-it!”

Ai vazhdoi: “Prodhuesit dukeshin të panikosur dhe sikur po mendonin, ‘A është tepër vonë për ta pushuar atë? A është krijuar ende karakteri i tij?’ U ndjeva tmerrësisht keq . Një fillim kaq i pafat.”

Për fat të tij, Paul arriti të qëndrojë, madje duke u shfaqur në episodin e fundit të hitit sitcom.

“Ishte një gjë e pabesueshme të bëhesh pjesë dhe e gjithë eksperienca, por më duket pak surreale dhe pak e turbullt në kujtesën time,” kujtoi ai. “Shfaqja ishte një fenomen dhe unë isha në episodin e fundit, që nuk kishte asnjë kuptim për mua.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Bebe Rexha thyen rekord në Spotify

Këngëtarja Bebe Rexha, ka arritur një rekord mahnitës prej 14 miliardë dëgjimeve në Spotify. Lajmi u zbulua nga vetë këngëtarja përmes një njoftimi në InstaS...

19:45

Bruno Mars në telashe me bixhozin?

MGM i është përgjigjur thashethemeve se Bruno Mars i detyrohet miliona borxhe lojërave të fatit. Në një deklaratë për ET të hënën, MGM Resorts International ...

17:51

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI