Flash

Zbulohet klauzola pro-Real Madrid në kontratë Haaland në 2024 do të luajë për Blancos

Lapsi.al 4 October 2022
Zbulohet klauzola pro-Real Madrid në kontratë Haaland në 2024 do

“Përbindëshi” i Premier League, njeriu që pushtoi Etihad menjëherë nuk do të luajë gjatë në Manchester. Në fakt, Erling Haaland do transferohet te Real Madrid në vitin 2024. Për këtë është i bindur shtypi spanjoll, sipas të cilit në kontratën e tij ekziston një klauzolë pro-Real, në favor të qartë për merengues. Lajmin e ka zbuluar ish-futbollisti Blancos Fernando Sanz.

“Ka një klauzolë në kontratën e Haaland që e lejon atë të kalojë te Real Madrid në vitin 2024. Një klauzolë pro-Real që ka kushte shumë të favorshme”, tha për El Chiringuito ish-presidenti i Malagas, Fernando Sanz.

Lexo më tej: Video/ Manchester City shkatërrimtar: tregolësh i Haaland e Foden, për një historike 6-3 ndaj United

Një zbulim që përforcon fjalët e Alfie Haaland, babai i fenomenit të Manchester City, Erling. “Mendoj se ai dëshiron të testojë cilësitë e tij në të gjithë kampionatet – ishin fjalët e babait të Haaland, të raportuara nga Times. Alfie ka folur gjatë promovimit të dokumentarit për djalin e tij, ‘Haaland, vendimi i madh’ -. Kështu, ai mund të luajë në çdo kampionat maksimumi 3 ose 4 vjet. Mund të kalojë dy vjet e gjysmë në Gjermani, dy vjet e gjysmë në Angli dhe më pas në Spanjë, Itali dhe Francë, apo jo? Nuk e dimë nëse kjo do të ndodhë”.

Fjalë që bëjnë miliona tifozë të ëndërrojnë, por që shqetësojnë ata të City. Anglezët tashmë janë të çmendur pas norvegjezit, i aftë të shënojë 14 gola deri tani.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI