Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Haaland, ‘përbindëshi’ norvegjezi i Manchester City: rekordi i sulmuesit, gol çdo 54 minuta

Lapsi.al 7 September 2022
Haaland, ‘përbindëshi’ norvegjezi i Manchester City:

Revanshi i Guardiolës, tani edhe Pep ka golashënuesin e tij. Nuk ka më falso nueve apo ide në limit të së çuditshmes, Erling Haaland e ka rikthyer trajnerin spanjoll në “tokë” dhe Manchester City tashmë është i frikshëm. Aty ku nuk ia doli Zlatan Ibrahimovic në kohën e Barcelonës, po e arrin sulmuesi i ri norvegjez në Angli me trajnerin katalanas. Një impakt shkatërrues në botën e Citizens për ish-sulmuesin e Borussia Dortmund, mjaftojnë numrat për ta shpjeguar: 12 gola në 8 ndeshje, një gol në çdo 54' të luajtur.

Haaland ka thyer tabunë e numrit 9 për Guardiolën dhe rezultatet janë në sytë e të gjithëve: 22-vjeçari norvegjez ka shënuar tashmë dy trigolësh dhe dy dygolësha. Nuk është aq shumë në zemër të lojës, por biondi gati dy metra e ka aftësinë të gjendet gjithmonë në vendin dhe kohën e duhur, në zonën e kundërshtarit. E ka shpjeguar edhe Guardiola: “Ai ka një sens të jashtëzakonshëm goli”.

STATISTIKAT

Erling Haaland mbrëmë u bë lojtari më i ri që ka arritur 25 gola në Champions League.

Ndër lojtarët që kanë luajtur të paktën 20 ndeshje në Ligën e Kampionëve që nga viti 2019/20 (data e debutimit të tij në kompeticion), Haaland është ai që ka minutat më të mira mesatare të golave (një në çdo 61 minuta).

Duhet shtuar se ai është lojtari më i shpejtë në historinë e Premier League për të arritur 10 gola.

E se ai është lojtari i parë në historinë e Manchester City që shënon si në debutimin e tij në Premier League ashtu edhe në debutimin e tij në Champions League.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI