Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Video/ Autogoli i qëllimshëm e portieri i përfshirë: të dy përjashtohen nga klubi menjëherë

Lapsi.al 6 September 2022
Video/ Autogoli i qëllimshëm e portieri i përfshirë: të
Sfida mes Atletico Amazonense AM dhe Sul Amèrica e vlefshme për divizionin e dytë të Campeonato Amazonense, një nga shumë kampionatet shtetërore në Brazil, ndoshta do të kishte hyrë në histori pa u përmendur në faqet e internetit ndërkombëtare dhe as në rrjetet sociale. Megjithatë diçka ndodhi gjatë asaj ndeshjeje që ra në sy, e shumë madje, duke ngritur një stuhi të vërtetë polemikash. Autogoli i Julio Campos, mesfushorit të vendasve, është në fakt diçka vërtet surreale. Me rezultatin 1-3 për miqtë, me ndeshjen tashmë drejt fundit, gjatë një qarkullimi të topit, mesfushori Edirley Julio Batista Campos mori topin në hyrje të zonës së tij të penalltisë, por në vend që të vazhdonte pasimet duke u mbështetur në një tjetër shok të skuadrës u kthye drejt portës së tij dhe lëshoi një goditje të saktë që kaloi portierin, i cili nuk u përpoq në asnjë mënyrë të ndërhynte. Megjithatë, autogoli i Campos, i cili sanksionoi rezultatin final 1-4, nuk shkaktoi asnjë lloj reagimi nga shokët e tij. Kjo ka ngjallur më shumë se një dyshim... Drejtuesit e Atletico Amazonense u distancuan menjëherë nga ajo që ndodhi në fushë, duke i lënë përgjegjësinë menjëherë autorit të autogolit dhe portierit Luiz Antonio: “Dënojmë çdo qëndrim jo sportiv dhe do të hapim një procedurë të brendshme për të hetuar faktet kundër Sul América. Ne jemi pro lojës së ndershme dhe të përgjegjshme dhe personat e përfshirë tashmë janë përjashtuar nga klubi”, shkruan klubi në një deklaratë. Trajneri Henrique Barbosa da Costa më pas komentoi: “Kam folur me Júlio Campos pas ndeshjes dhe ai ishte i pakënaqur. Ajo që ai bëri ishte mënyra e tij e protestës. Ne duhet të kuptojmë se çfarë e shtyu atë ta bëjë këtë. I kërkojmë Federatës që të hetojë nëse pas saj fshihet një bast apo diçka tjetër”. Një protestë mjaft e veçantë...

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI