Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Video/ Debutim i hidhur për Brojën në Champions, Chelsea fundoset në Zagreb: Dortmund nuk gabon ndaj Copenhagen

Lapsi.al 6 September 2022
Video/ Debutim i hidhur për Brojën në Champions, Chelsea fundoset

Faza e grupeve të Champions League fillon menjëherë me një surprizë: Dinamo e Zagrebit, e përfshirë në grupin E ku bën pjesë edhe Milani, mundi 1-0 Chelsea në debutim. Në Kroaci vendos goli i Orsic në minutën e 13-të, i cili shfrytëzoi një kundërsulm perfekt. Debuton Broja në fazën e grupeve të kompeticionit, por sulmuesi i kombëtares në 30 minutat në dispozicion nuk mundi të shpëtojë londinezët. Në ndeshjen tjetër, buzëqesh Dortmund: verdhezinjtë mundën Copenhagen 3-0 falë golave të Reus (35'), Guerreiro (42') dhe Bellingham (83'), duke u ngjitur menjëherë në vendin e parë me 3 pikë në grupin G.

GRUPI E

Surpriza e parë e këtij edicioni të Champions League vjen pikërisht në grupin E: Dinamo Zagreb realizon suksesin dhe mposht Chelsean 1-0. Në fillim të ndeshjes në Kroaci dominuan londinezët, por vendasit kaluan në epërsi në minutën e 13-të falë kundërsulmit perfekt të Orsic, i cili mposhti Kepan me një goditje të saktë. Në minutën e 30' kapiteni Ademi provoi nga distanca, por gjeti reagimin e portierit spanjoll. Në fillim të pjesës së dytë, Tuchel futi në fushë Ziyech në vend të Azpilicueta e Brojën për Aubameyang, por sulmuesi i kombëtares nuk arriti të cajë gardhin e krotëve dhe sulmi frontal i Blues nuk prodhoi rezultat, edhe falë pritjes së madhe të Ljubicic në goditjen me kokë të Havertz dhe shtyllës së goditur nga James. Përfundon 1-0: surpriza e parë e këtij Champions League, me Chelsean që mbetet në 0 pikë në grupin e Milanit. Dinamo e Zagrebit, kundërshtari i radhës i kuqezinjve në San Siro, kalon në 3.

GRUPI G

Nga ana tjetër, Borussia Dortmund nuk gaboi në debutim: skuadra e Terzic mundi 3-0 Kopenhagenin, duke u ngjitur menjëherë në krye të grupit G. Në minutën e 35 erdhi 1-0 për gjermanët: ai që zhbllokoi ndeshjen ishte Reus, i cili mori pasimin e Brandt, kaloi Vavron dhe mposhti Ryan me të majtën. Vendasit u liruan dhe në minutën e 42-të erdhi dyfishimi falë një trekëndëshi të shkëlqyer mes Guerreiro dhe Reynas, që i lejoi portugezit të shënonte 2-0 me portën bosh. Në pjesën e dytë, Dortmundi ia doli të administrojë dhe në të njëjtën kohë kërkoi golin e tretë, të shënuar në minutën e 83-të: Bellingham kapitalizoi nga disa hapa një aksion të shpejtë. 3-0 mbylli llogaritë: tre pikë në debutim për Dortmundin, ndërsa Kopenhagen mbetet me 0.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI