Flash

Mbappe, rrëfen prapaskenën e bisedës me Macron: "Më tha duhet të qendrosh, se i duhesh Vendit"

Lapsi.al 6 September 2022
Mbappe, rrëfen prapaskenën e bisedës me Macron: "Më tha

Kanë kaluar gati katër muaj nga një prej vendimeve më të rënda në karrierën e Kylian Mbappe: në fund të majit, ylli i kombëtares i tha po rinovimit me Paris Saint-Germain, duke hedhur poshtë propozimin e Real Madrid. Një zgjedhje që opinioni publik e ka konsideruar si oportuniste dhe lakmitare. “Kudo që unë të shkoj do të më japin para”, u përgjigj francezi për New York Times. Ëndrra Real Madrid u anulua vetëm për momentin, sipas tij: "Asnjëherë nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Unë kurrë nuk kam qenë atje, por më dukej sikur ishte tashmë shtëpia ime". Një ëndërr, ajo e camiseta blanca, e lënë mënjanë falë ndërhyrjes së Presidentit të Republikës Macron: “Më kërkoi të qëndroja, më tha që jam i rëndësishëm për vendin”

Sipas Neë York Times, presidenti francez ishte i vetëdijshëm se Kylian do të zgjidhte Real Madrid herët a vonë. Pra, Macron ndërhyri me një telefonatë me synimin për të vonuar zgjedhjen e tij: "Më tha: 'Dua të rrish. Nuk dua që të shkosh tani. Je shumë i rëndësishëm për vendin. Ke kohë, mund të presësh edhe pak'. Kur ta thotë presidenti, kjo ka rëndësi”, zbuloi Mbappé. Në bisedën mes tyre lojtari i Bleus dhe presidenti i Republikës kanë folur për gjithçka: paratë, avokatët, familjen. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të flisja me presidentin për të ardhmen time, të ardhmen e karrierës sime, kështu që është çmenduri, vërtet çmenduri”, thotë lojtari.

Që aty erdhi kthesa e papritur në lidhje me propozimin e Real Madrid dhe si pasojë, pakënaqësia e admiruesve të tij, të bindur se ishte një zgjedhje e diktuar ekskluzivisht nga ndikimet financiare dhe favoret në skuadër që shoqëria do t'i kishte garantuar lojtarit: "Nuk është puna ime dhe nuk dua ta bëj sepse nuk jam i aftë. Jam mirë brenda dhe jashtë fushës, nuk është roli im. Ka shumë njerëz që janë më të mirë se unë". Pasi zbuloi sfondin e një prej marrëveshjeve më të nxehta të vitit, është koha që Mbappé të kthehet për të shënjestruar trofeun më të lakmuar: atë Top të Artë që duket gjithnjë e më shumë brenda mundësive të tij, duke pasur parasysh ngadalësimin e Cristiano Ronaldos dhe Messit. "Unë nuk kam kufij. E Ronaldo, Messi, do të ndalojnë. Duhet të gjejmë dikë tjetër, dikë të ri," tha ai.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI