Flash

Prapaskena e vendimit për operacionin: kishte dhimbje, Pogba u bind nga mjekët e Juventusit

Lapsi.al 6 September 2022
Prapaskena e vendimit për operacionin: kishte dhimbje, Pogba u bind nga

Dorëzimi i Paul Pogba nuk erdhi pas ditës së dytë të stërvitjes në fushë mëngjesin e djeshëm, por pak minuta më vonë. Mjekët e Juventusit, të cilët i kishin sugjeruar që një muaj e gjysmë më parë të kryente operacionin, sapo u zbulua dëmtimi në meniskun anësor të gjurit të djathtë, pasi pranuan dështimin e terapisë konservatore, insistuan sërish me mesfushorin francez i cili, si shkruan Gazzetta dello Sport, nëse do të varej prej tij, do të kishte pritur akoma. Por nuk kishte më kohë për të humbur, kështu që Pogba – edhe për shkak të dhimbjes që ndjente ende – u bind përfundimisht të bënte menjëherë operacionin.

Kohët e rikuperimit janë ato që u zbuluan tashmë në fjalët e Allegrit në konferencën për shtyp përpara Psg-Juventus: midis 40 dhe 60 ditësh, më shumë për dy muaj sesa një muaj e gjysmë. Me llogari dhe sipas kalendarit, duket e vështirë për bardhezinjtë që ta shohin sërish në fushë para vitit 2023, edhe sepse tashmë është në rrezik edhe Botërori. Pogba kishte zgjedhur terapinë konservatore, duke dëgjuar këshillat e një mjeku të besuar, pikërisht për të privilegjuar eventin në Katar, por tani nuk është e sigurt që Deschamps do ta ketë në dispozicion, sepse do të duhet edhe kohë për të gjetur formën më të mirë.

Nëse, nga ana tjetër, rikuperimi shkon në kohë rekord, Allegri mund të shpresojë ta ketë në dispozicion për 4 ndeshjet e fundit të Serie A dhe për një ose dy të Ligës së Kampionëve, para pushimit për Botërorin. Shumë e vështirë dhe në çdo rast, duke pasur parasysh se si shkoi herën e parë, tani Juventus nuk dëshiron të bëjë shumë parashikime: hap pas hapi, në pritje të rikthimit të liderit të mesfushës.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI