Flash

Spalletti operoi në fshehtësi klavikulën e frakturuar, por lajmi doli: “Falenderoj spiunin që e shpërndau”

Lapsi.al 6 September 2022
Spalletti operoi në fshehtësi klavikulën e frakturuar, por lajmi

Një incident me pasoja për Luciano Spallettin. Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes Napoli-Liverpool, trajneri toskan zbuloi se i ishte nënshtruar një operacioni në klavikul dhe rrëfeu atë që ndodhi të dielën dhe të hënën. Në orët e fundit tashmë ishin përhapur disa lajme në lidhje me gjendjen shëndetësore të ish-teknikut të Inter. Lajm që nuk kishte gjetur konfirmim, të paktën deri në konferencën për shtyp. 63-vjeçari duke folur për gazetarët ka dashur të falënderojë me sarkazëm edhe 'spiunin' që ka shpërndarë lajmin për aksidentin e tij.

Trajneri u dëmtua gjatë fundjavës: “Unë u aksidentova mëngjesin e së dielës, teksa po vija në Castel Volturno për Sirigun dhe Demme. Pësova frakturë në klavikul. Njoftova mjekët tanë, ishte koha e drekës. Kisha dhimbje, kështu që shkuam në klinikën Pineta Grande për kontrolle. Nga radiografi u evidentua thyerje e kockës së klavikulës".

Spalletti shkoi në Milano për operacionin, por më pas u kthye menjëherë në Napoli: “Më vunë në dispozicion kryemjekun e Traumatologjisë në Humanitas në Milano, ku u treguan shumë të sjellshëm. Bëra kontrollet dhe mbërrita në Milano në orën 4 të mëngjesit: ishin aty duke më pritur, në orën 11.30 më gjetën një hapësirë për të më operuar. Dola nga salla në orën 15.00, ika nga spitali në orën 19:00 dhe përmes një shoku arrita të kthehem në Castel Volturno, sonte në orën 3.30”.

Tekniku u kthyer menjëherë në Qendrën e Stërvitjes ku me sa duket ka një 'spiun': “Kam munguar vetëm në stërvitjen e djeshme. Falenderoj edhe 'spiunin' në Castel Volturno që ka përhapur lajmin, ka në cdo qendër stërvitore dhe ka edhe këtu. Ka nga ata që jetojnë për këto gjëra këtu, përndryshe nuk kanë vend nëpër gazeta”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI