Flash

Leucemia po bëhet pengesë: Bologna i kërkon dorëhqjen me dëmshpërblim, Mihajlovic refuzon

Lapsi.al 6 September 2022
Leucemia po bëhet pengesë: Bologna i kërkon dorëhqjen me

Të martën pasdite në Casteldebole është parashikuar të bëhet konfrontimi vendimtar mes drejtuesve të Bolonjës dhe trajnerit të tyre Sinisa Mihajlovic. Tema kryesore e takimit ballë për ballë do të jetë ndarja e mundshme e rrugëve mes trajnerit dhe shoqërisë, gjithnjë e më e shqetësuar për mbarëvajtjen e këtij sezoni. Skuadra duket se po vuan dhe paraqitjet nuk janë të mira, me vetëm tre pikë të sjella në shtëpi e fryt i tre barazimeve me Veronën, Salernitanën dhe Spezian. Këtë verë, lojtarët kuqeblu kanë punuar në grumbullim pa trajnerin, që është duke luftuar me leuceminë përmes kurave, dhe Bologna tani po mendon për shkarkimin dhe mundësinë e zgjidhjes së kontratës në mënyrë konsensuale dhe me dëmshpërblim. Mihajlovic, megjithatë, për momentin nuk duket i gatshëm të japë dorëheqjen.

Sipas Corriere dello Sport, plani A do të ishte konfirmimi i Sinisa Mihajlovic për dy ndeshjet e ardhshme, plani B është të përshpejtohet koha e dorëzimit të stafetës. Dy janë emrat në garë për pankinën kuqeblu: Thiago Motta, i freskët nga përvoja e tij me Spezian dhe De Zerbi, i kthyer nga Ukraina. Ndërkohë, skuadra shijon ditën e lirë, në pritje të mësojë rezultatin e takimit mes palëve, për të mësuar se kush do të drejtojë rifillimin e stërvitjeve të planifikuara për të mërkurën.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI