Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Champions/ Inter përballë 'autoblindës' Bayern, nën Vezuv mbërrin Liverpooli i Klopp: ja të gjitha ndeshjet

Lapsi.al 7 September 2022
Champions/ Inter përballë 'autoblindës' Bayern,

Champions League dhuroi një debutim të jashtëzakonshëm dhe e mërkura e parë e fazës së grupeve nuk mund të mbetet pas. Pas spektaklit të dhuruar nga PSG, kampionët në fuqi të Real Madrid e Manchester City, të tjera 'pesha të rënda' zbresin në fushë. E gjithë vëmendja është në San Siro, ku përballë Inter vjen autoblinda gjermane e Bayern Mynih. Një ndeshje shumë e rëndësishme, po të kihet parasysh se në Grupin C është edhe Barcelona. Spektakël i garantuar edhe nën Vezuv, ku Napoli kërkon ti vërë fre një Liverpooli që në Europë mbjell panik.

Kryendeshja e Grupit A luhet pikërisht në Maradona ku Napoli rrezikon të mos ketë protagonistin e madh: Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian dëshiron të jetë me cdo kusht kundër Liverpool. Pasi u mbajt në pushim të hënën, Osimhen u shfaq në fushat e Castel Volturno vetëm pas pesëmbëdhjetë minutave të para të hapura për shtypin të martën e para ndeshjes, si për të fshehur letrat nga Spalletti. Tekniku i shtoi dyshimet më shumë, për përdorimin e nigerianit, në konferencën për shtyp: përshtypja është se një vendim do të merret vetëm të mërkurën. Një ndeshje mes dy skuadrave që duan fronin e grupit dhe e 'armiqësuar' nga deklaratat e Reds të konsideruara të shëmtuara nga italianët. Liverpool ka bërë njoftimin për shtyp për të paralajmëruar tifozët e tyre, duke folur për grabitje dhe sulme, duke paralajmëruar mbështetësit e tyre që kanë zgjedhur të ndjekin skuadrën në Napoli. Në përplasjen e tyre shpreson të përfitojë Ajax, që kërkon të jetë forcë e dytë e një grupi të komplikuar, por përpara duhet të mundë në Amsterdam Rangers.

Atletico Madrid mund ta ndjejë veten ende skuadra favorite e Grupit B, por të besuarit e Simeones e kanë humbur sharmin e tyre, pavarësisht rikthimit të Moratas. Spanjollët e kanë të qartë se në Ëanda Metropolitano do të luajnë më shumë se thjesht një ndeshje, kur përballë të ketë Porton. Portugezët janë gjithë ambicje këtë sezon dhe cdo pikë në përballje me Atleticon mund të jetë fondamentale për kalimin e grupit dhe për të lënë pas Brugge e Leverkusen, që në debutim duhet të merren me njëri-tjetrin.

San Siro do të ndezë dritat në mbrëmje, për atë që do të jetë super ndeshja e të mërkurës dhe një test real për zikaltrit e Inzaghit, në përpjekje për të përmirësuar prezantimet në Champions të viteve të fundit. Interi do të mundohet të harrojë derbin e Madonninas të humbur përballë Milan, kur të zbresë në fushë ndaj Bayern Mynih, e planifikuar për nesër në orën 21:00. Në Meazza, formacioni i Simone Inzaghit do të bëjë debutimin sezonal në Champions League, pa favoret e parashikimeve. Në konferencën për shtyp, trajneri zikaltër bëri një bilanc të situatës së skuadrës, që duhet të bëjë pa sulmuesin kryesor Romelu Lukaku: "Të gjithë duhet të rritemi në formë. Formacioni? Do të vendos para ndeshjes. Sfida ndaj Bayern duhet të jetë një mundësi". Një mundësi që në kampin tjetër nuk duan ta humbasin. Bavarezët mbërrijnë në Milano me traditën në favor: në tre kalimet nga San Siro interiste, gjermanët kanë fituar gjithmonë. Për më tepër, në debutimet evropiane prej njëzet vjetësh kanë shënuar vetëm suksese. Julian Nagelsmann, megjithatë, shikon nga e tashmja dhe jo nga e kaluara: "Ndeshja e parë nuk është vendimtare, por duam ta nisim mirë. Historia e Bayern thotë se është gjithmonë ndër favoritët për suksesin përfundimtar. Por hapat një nga një. Kur ka shumë ndeshje në një kohë të shkurtër, nuk duhet të tregosh dobësi. Është gjithmonë bukur të luash në San Siro, unë nuk kam qenë kurrë. Megjithatë, si tifoz mbaj mend gëzimin e Oliver Kahn pasi priti penalltinë vendimtare në finalen e 2001, e fituar nga Bayern kundër Valencias”. Një ndeshje që bëhet shumë e rëndësishme, kur i treti rival për dy vende të mundshme, Barcelona pret në shtëpi Viktoria Plzen.

Fituesi i Europa League, Eintracht Frankfurt do të nisë aventurën në Champions në shtëpi kundër Sporting. Portugezët duan ta luajnë si të barabartë, të ndërgjegjshëm se gabimet kushtojnë, kur në ndeshjen tjetër Tottenham i Antonio Contes pret në shtëpi Marseille.

Champions League

Group A

18:45 Ajax - Rangers

21:00 Napoli - Liverpool

Group B

21:00 Atletico Madrid - FC Porto

21:00 Club Brugge - Bayer Leverkusen

Group C

21:00 Barcelona - Viktoria Plzen

21:00 Inter - Bayern Munich

Group D

18:45 Eintracht Frankfurt - Sporting CP

21:00 Tottenham Hotspur - Marseille

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI