Flash

Ten Hag e konsideron pjesë qendrore të projektit: "Ronaldo nuk ka qenë kurrë në shitje"

Lapsi.al 20 August 2022
Ten Hag e konsideron pjesë qendrore të projektit: "Ronaldo nuk ka

"Cristiano Ronaldo është në planet tona, e kam thënë dhe e përsëris, e kjo është gjithçka që kam për të thënë për këtë temë. Nuk e di pse fokusoheni vetëm tek ai, por është kështu dhe e kam parasysh". Kështu është shprehur holandezi Erik Ten Hag, i cili foli në një konferencë për shtyp, tre ditë para ndeshjes kundër rivalëve historikë të Liverpool. Ish-trajneri i Ajax, zero pikë në dy ndeshje në Premier League, ka likuiduar kështu, të gjitha pyetjet në lidhje me portugezin.

Pesë herë Topi i Artë vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos për të ardhmen e tij. Ditët e fundit ai ka paralajmëruar një intervistë në të cilën do të sqarojë qëndrimin e tij: “Të vërtetën do ta dini pas dy javësh, kur do të jap një intervistë. Mediat gënjejnë, kam një koleksion në shtëpi dhe në 100 njoftime vetëm pesë janë të vërteta. Ndiqni këtë këshillë”, thuhej në mesazhin social të kampionit luzitan. E tani kjo deklaratë e Ten Hag, ndoshta lidhet me atë që do të lajmërojë CR7 në intervistën e shumëpritur: qendrimin në Old Trafford.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI