Flash

Seferi përshëndet Superioren me shishe kokës: kampionati i ri me sindromat e vjetra, sot radha e Vllaznisë e Partizanit

Lapsi.al 20 August 2022
Seferi përshëndet Superioren me shishe kokës: kampionati i ri me

Ndeshja e parë e kampionatit të ri, në barazimin 1-1 mes Kukësit e Tiranës, ka qenë edhe ajo e fundit me fanellën bardheblu për Taulant Seferin. Lojtari i kombëtares, njeriu imazh i kryeqytetasve do të nisë një aventurë të re, e lajmëruar kjo nga tekniku Orges Shehi në konferencën për shtyp pas ndeshjes, por ka qenë protagonisti fatkeq i një episodi dhune nga ana e tifozëve kuksianë.

25-vjeçari është goditur me një shishe në kokë dhe ka qëndruar për disa çaste në tokë, duke marrë me vete një kujtim të shëmtuar të kampionatit tonë, që ndonëse i ri bart me vete simptomat e atyre të shkuar ku tifozët nuk dalin dot nga provincialiteti i tyre edhe kur duhet të shijonin shfaqjen e parë të një niveli të mirë futbolli e në një impiant modern si ai i Kukësit.

Kategoria Superiore ka nisur me një barazim mes Kukësit dhe kampionëve në fuqi të Tiranës. Në një sfidë shumë të luftuar dhe me raste në të dy portat, në fund ekipet janë kënaqur me nga një pikë në barazimin 1-1. Ishte një shijim i asaj që dy skuadrat do të tentojnë të japin gjatë një viti me objektiva të njëjtë: titullin kampion. Goli i Dacit pas 3 minutash ishte tregues i një niveli të lartë fizik e teknik të sulmuesit të Kukësit, që dogji në shpejtësi Behiratche dhe i mori kohën Bekajt me një parabolë delikate. Lojtari duhet të punojë disi me temperamentin, për të eituar kartonë të kuq si ai që la skuadrën e Gegës me 10 lojtarë në fraksionin e fundit të lojës.

Tirana, nga ana tjetër, di të shënojë vetëm me Xhixhën dhe largimi i Seferit (19 gola edicionin e kaluar) nuk është se e përmirëson situatën e Shehit: Ismajlgeci e sidomos Kallaku shpërdoruan raste flagrante para portës së Tafas e ky është një detaj mbi të cilin duhet punuar.

Sot është radha e Vllaznisë dhe Partizanit të zbresin në fushë për të dëshmuar nëse ambicjet 'e letrave' i kanë edhe në fushë. Shkodranët e Josës e kanë prezantuar veten në Europë dhe debutuesit në Superiore të Erzenit e dinë se me cfarë loje e cilët lojtarë do të përballen (edhe pse ndonjë ndryshim kuqeblutë e kanë bërë, Mala psh), por pritshmëritë janë të gjitha për të kuqtë e Colellas, që ndryshuan drejtimin tekniku një javë para fillimit të kampionatit dhe që ditët e fundit kanë prezantuar edhe dy lojtarë, Mehnsah mbi të gjithë. Egnatia, që do të jetë vizitore përballë Partizanit, ka humbur Pedro Auguston por do të mundohet të bëjë të vlejë përforcimet e rëndësishme të bëra në verë, duke filluar nga Malota.

Dy ndeshjet e të dielës Laci-Teuta dhe Bylis-Kastrioti mbyllin panoramën e javës së parë të Superiores. Në orën 17.00 kurbinasit, me një deja vu të pakuptimtë që riktheu teknikun e dështuar të sezonit të kaluar Vukicevic, do të luajnë kundër Teutës së Arapit. Durrësakët do të mundohen të bëjnë më mirë se sezonin e kaluar, por kundër bardhezinjve me një potencial shumë të madh do të jetë një debutim i vështirë. Arjan Bellai do të debutojë si trajner në Ballsh me Bylis, përballë Kastriotit, dy ekipe që e shohin njëri-tjetrin edhe si rivalë direktë e për këtë arsye ndeshja merr rëndësi të madhe.

SUPERIORE, JAVA 1

20/08/22

Erzeni      17 : 00 Vllaznia

Partizani 19 : 30 Egnatia

21/08/22

Laçi          17 : 00 Teuta

Bylis         17 : 00 Kastrioti

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI