Flash

Lajmi i fundit/ Superiorja 'mbërrin' në RTSH: një ndeshje në javë në ekranin publik, e nis Partizani-Egnatia

Lapsi.al 20 August 2022
Lajmi i fundit/ Superiorja 'mbërrin' në RTSH: një
Atëherë kur dukej se transmetimi i futbollit shqiptar do të ishte vetëm nëplatformat me pagesë, me Oversport që ka blerë të drejtën e transmetimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, surpriza ka ardhur nga RTSH. Një njoftim i papritur ka zbuluar se ndeshja mes Partizanit dhe Egnatias do të vijë në transmetim falas për të gjithë shikuesit në ekranin e RTSH Sport dhe RTSH 1. Duket një akord paraprak mes dy emitentëve me Televizionin shqiptar që do të marrë të drejtën e transmetimit të një ndeshje në javë të kampionatit elitar. Detajet, me sa mësohet, janë në përfundim e sipër dhe kjo situatë ka kapur në befasi edhe programacionin e RTSH, që ndonëse e ka njoftuar në rrjetet sociale transmetimin e ndeshjes, ende nuk e ka përfshirë në EPG e aplikacionit RTSH Tani. Sidoqoftë, një ndeshje në javë të kampionatit të Kategorisë Superiore, takimin më të rëndësishëm, tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë ta ndjekin pa pagesë në ekranin e RTSH-së.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI