Flash

E dëmtoi 6 muaj jashtë fushës se duhet të merrte të kuqen: Kupa e Argjentinës mbulohet nga hija e trukimeve

Lapsi.al 20 August 2022
E dëmtoi 6 muaj jashtë fushës se duhet të merrte të

Në Argjentinë, drejtësia ka lëvizur për një rast të dyshuar të basteve në futboll. Po hetohet mbi ndeshjen midis Agropecuario dhe Boca Juniors në raundin e 1/8 të Copa Argentina (fitore për Xeneizes me një gol të Pol Fernández).

Gjatë ndeshjes, u ndëshkua me karton të kuq mbrojtësi i kuqejeshilëve (klubi i Carlos Casares, një komunë në provincën e Buenos Aires, luan në Primera B Nacional, divizioni i dytë i futbollit argjentinas), Milton Leyendeker, për një ndërhyrje vrastare mbi Exequiel Zeballos. Pas raportimit në media, një hetim zyrtar u hap nga prokurorja Celsa Ramírez, drejtuese e prokurorisë publike të specializuar në ngjarjet masive, për një lidhje të dyshuar me bastet e futbollit.

Prokuroria e PCyF n.35 ka nisur punën pas denoncimit të bërë gjatë një programi televiziv, sipas të cilit ishte vënë një bast për përjashtimin e një lojtari para dhjetë minutave lojë. Mbrojtësi i Sojeros u përjashtua nga fusha në minutën e 8-të. Tani gazetari do të thirret për të dëshmuar, ndonëse deri tani nuk ka asnjë denoncim nga ana e policisë. Ndërkohë, fatkeqi Zeballos duhet të qëndrojë jashtë fushave për 4 deri në 6 muaj. Presidenti i Agropecuario, Bernando Grobocopatel, mori në mbrojtje Leyendeker: "Unë i besoj Miltonit". Dhe më pas me një lloj ironie shtoi: “Më duket e drejtë që të hetohet se për këtë duhet drejtësia. Ulpianus, një jurist i lashtë romak, e përkufizoi drejtësinë si dëshirën e përhershme dhe të vazhdueshme për t'i atribuar secilit të drejtën e tij. Nëse zgjohet dhe e sheh këtë, do të vdesë përsëri”, tha Grobocopatel për Télam.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI