Flash

Profili/ Gjeneral Bajram Begaj zgjidhet president me 78 vota

Lapsi.al 3 June 2022
Profili/ Gjeneral Bajram Begaj zgjidhet president me 78 vota

Ish-shefi i Shtabit të përgjthshëm, gjeneral-majori Bajram Begaj do të jetë presidenti i ri i vendit.

Ai mori 78 vota, nga të cilat 74 llogaritet të jenë të socialistëve, 3 të partisë Socialdemokrate, dhe një votë në favor mendohet të ketë kaluar nga 6 deputetët e opozitës (3 të LSI-së dhe 3 të PDIU-së) që morën pjesë në votim. 1 votë tjetër ishte abstenim dhe 4 kundër.

https://lapsi.al/2022/06/04/andi-bushati-per-presidentn-e-ri-dita-kur-e-bene-kurban-gjeneral-bajramin/

Kandidatura e tij u propozua një ditë më parë nga Edi i Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS.

Presidenti i zgjedhur e ndoqi procesin e votimit në sallën e parlamentit. Ai do të marrë detyrën më 24 korrik. Kryeministri Edi Rama tha pas seancës së sotme se “i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, humanizmit dhe patjetër dhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit”.

Bajram Begaj mori detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare në vitin 2020  .

Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare. Bajram Begaj është Profesor i Asociuar i Mjekësisë. Ai është i martuar me Armanda Begaj dhe kanë dy fëmijë të rritur.

Ai mban gradën “gjeneralmajor”, vendim të cilën e ka dekretuar Presidenti Ilir Meta në 3 korrik të vitit 2020.

Duke përligjur zgjedhjen e tij Rama përmendi shembullin e Moisiut që vinte nga radhët e ushtrisë. “Gjithçka që rodhi pas tij shkoi keq e më keq" tha kryeministri duke i konsideruar si të tilla presidencat, Nishani, Topi dhe Meta.

Ndonëse Rama evokoi shembullin e ushtarakëve në drejtimin e shtetit, emri i Begajt është përfolur në transferimin e pronave të ushtrise tek privatët me bekimin e qeverisë.

Ish ushtaraku i lartë Artur Meçollari qe ka denoncuar në Spak tjetërsimin e pronave të portit te Sarandës dhe atij të Shëngjinit ka renditur si një gga përgjegjësit edhe shefin e shtabit Begaj.

©Lapsi.a

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI