Flash

Video/ Kosova e nis me fitore Nations League, Giresse i pakënaqur: “Ndeshje shumë e komplikuar, bëmë disa gabime”

Lapsi.al 2 June 2022
Video/ Kosova e nis me fitore Nations League, Giresse i pakënaqur:

Qipro nuk mund të ishte pengesë e pakalueshme për Kosovën, në grupin 2 të Ligës C dhe rezultoi pikërisht ashtu. Skuadra e Alain Giresse nuk shkëlqeu, por arriti të siguronte tre pikët e para në kompeticion me një 0-2 që lë gjysëm të kënaqur teknikun francez: "Një ndeshje shumë e komplikuar, sidomos gjatë pjesës së parë. Orientimi i lojës tonë nuk ishte i mirë, bëmë disa gabime teknike. Në pjesën e dytë tentuam të fokusoheshim në principet tona për të ndryshuar lojën dhe të bëjmë atë që jemi të aftë të bëjmë - tha Giresse, duke shpjeguar si ndryshoi fatet e ndeshjes -. Kërkova nga lojtarët që të ripozicionohen në fushë, tentuam të luajmë nga krahët, mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar. Nuk më pëlqeu pjesa e parë e lojës. E dimë pse, duhet të mbështetemi në lojën e pjesës së dytë. Rezultati është i mirë, sepse na jep vetëbesim. Duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen e radhës, ndaj Greqisë".

Vetëm në pjesën e dytë Berisha në minutën e 65 dhe Zhegrova në të 78 arritën ti japin rrugë suksesit të Kosovës, që edhe në pjesën e parë dominoi fushën, por para portës qipriote gaboi shumë. Giresse propozoi që në fillim tredhëmbësh me Muriqin të mbështetur nga Rashica e Zhegrova, por këmbëngulja e pjesës së parë u shpërblye vetëm kur Berisha zhbllokoi sfidën me një goditje potente nga jashtë zonës e Zhegrova mbylli llogaritë me golin e dytë 12 minuta nga fundi. Kosova merr kështu tre pikët e para në Ligën e Kombeve dhe ngjitet përkohësisht e vetme në vendin e parë të grupit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI