Flash

Lista e zezë e Mbappé, i pari është Neymar: zbulohen 14 emrat që francezi dëshiron të largohen nga PSG

Lapsi.al 2 June 2022
Lista e zezë e Mbappé, i pari është Neymar: zbulohen 14

Kylian Mbappé ka pranuar të qëndrojë te PSG dhe ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin parisien. Për të pranuar rinovimin, megjithatë, 23-vjeçari nuk ka marrë vetëm një super propozim financiar. Për ta bindur, në fakt duheshin të tjera gjëra: e drejta e imazhit, por mbi të gjitha vendimmarrja. Francezi tani nuk është më vetëm një lojtar, por gjithashtu mund të marrë vendime për klubin apo merkaton, pavarësisht se e mohoi këtë gjë në daljen publike pas rinovimit. E megjithatë, sipas mediave franceze, Mbappe ka përgatitur një listë të zezë me katërmbëdhjetë persona që do të donte të largoheshin nga Parc des Princes.

Në Paris ditët e fundit nuk flitet vetëm për futbollistë të mundshëm të ardhshëm. Diskutohet edhe për largime të mundshme dhe sipas AFE dhe EFE tashmë ka një listë të zezë me 14 emra, të hartuar nga xhevahiri i klubit, Kylian Mbappé.

Emri i parë: Maurizio Pochettino. Me largimin e drejtorit sportiv Leonardo dhe ardhjen e portugezit Luis Campos, me shumë mundësi do të konfirmohet edhe lamtumira e trajnerit. Argjentinasi e ka shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar, por mesa duket 23-vjeçari nuk është mes fansave të tij. Një tjetër emër në listën e zezë është ai i Neymar. Braziliani në orët e fundit e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Paris për të përfunduar kontratën që e lidh me skuadrën franceze deri në qershor të vitit 2025. Por, gjërat për të mund të komplikohen, sepse raporti me Mbappe nuk është ai më i miri.

Pastaj janë argjentinasit Leandro Paredes dhe Mauro Icardi. Sa i përket mesfushorit, amerikano-jugorët nuk janë dakord me filozofinë e Mbappe. Nga ana tjetër, ish-lojtari i Interit nuk është pjesë e planit të klubit dhe 23-vjeçari do të donte që ai të largohej këtë verë. Në listën e zezë janë edhe gjermanët Thilo Kehrer dhe Julian Draxler.

Por lista është e gjatë. Tre spanjollët, Ander Herrera, Pablo Sarabia dhe Sergio Rico. Kontrata e mesfushorit të Bilbaos do të përfundojë në qershor 2024, por disa skuadra të La Ligës tashmë po e monitorojnë. Sarabia do të përfundojë huazimin te Sporting i Lisbonës dhe do të rikthehet te PSG, por duket qartë se nuk do të ketë hapësirat që do të donte. Nga ana tjetër, Rico do të përfundojë huazimin e tij te Mallorca dhe duhet të kthehet në Francë në fund të qershorit dhe më pas të largohet për një destinacion tjetër. Në listën e zezë, megjithatë, janë edhe Daniel Pereira, Layvin Kurzawa, Juan Bernat dhe Colin Dagba. Së fundi, me ta, Idrissa Gueye.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI