Flash

Shkelma e dhunë mbi macen: Gjykata jep dënimin për lojtarin e West Ham

Lapsi.al 1 June 2022
Shkelma e dhunë mbi macen: Gjykata jep dënimin për lojtarin e

Disa muaj më parë shkaktoi bujë një video që qarkulloi në internet, në të cilën mbrojtësi i West Ham, Kurt Zouma shkelmonte macen e tij Bengala. Animalistë, politikanë, yje të spektaklit e gjithë Premier League dhe tifozët e thjeshtë ishin tronditur nga sjellja e futbollistit dhe ndaj tij kishte nisur një procedim gjyqësor në Gjykatën e ‘Thames Magistrates’. E tani, të mërkurën, gjykata dha vendimin e saj.

Zouma e kishte pranuar padyshim fajësinë, në pamundësi për të mbrojtur veten nga akuzat kundër tij. Mbrojtësi i West Ham, megjithatë, arriti të shmangë burgun: gjykata angleze vendosi ta dënojë atë me 180 orë shërbim në komunitet. Përveç kësaj, francezit iu ndalua të mbante mace për pesë vjet. Vëllai i Zouma, Yoan, i cili ishte me të dhe fillimisht kishte filmuar dhe më pas kishte shpërndarë videon, u dënua gjithashtu: ai do të duhet të kryejë 140 orë shërbim në komunitet. "Ju të dy morët pjesë në këtë akt të turpshëm dhe të dënueshëm," tha gjyqtarja e qarkut Susan Holdham.

West Ham, sapo u publikua video ofensive, vendosi të gjobisë lojtarin e tij me dy javë pagë, maksimumin e mundshëm. Pas leximit të vendimit, klubi londinez, duke përsëritur dënimin e tij për çdo mizori ndaj kafshëve, shprehu shpresën se "Kurt tani do të ketë mundësinë të mësojë nga gabimi i tij dhe të vazhdojë përpara".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI