Flash

“Nëse trajneri më jep mundësinë jam gati”: kartvizitë me 19 gola, Vrioni do fanellën e titullarit

Lapsi.al 1 June 2022
“Nëse trajneri më jep mundësinë jam gati”:

Giacomo Vrioni ka një mundësi për të mos u humbur, me thirrjen e teknikut Edoardo Reja për sfidat e Shqipërisë në Nations League dhe miqësoren ndaj Estonisë e në mungesë të Manajt e Brojës. Sulmuesi në pronësi të Juventus e që ka bërë një sezon fantastic me Tirol është bashkuar ditën e djeshme me ekipin Kombëtar, teksa do të nisë menjëherë përgatitjet me grupin kuqezi. “Unë kam arritur dje, po atmosfera është shumë e mirë dhe jemi të përqendruar në këto ndeshje. Në Kombëtare ka lojtarë shumë të fortë, janë më në formë. Ne do të mendojmë vetëm të bëjmë më të mirën në stërvitje dhe siç thashë më parë, zgjedhja i përket trajnerit. Nëse trajneri më jep mundësinë, është normale, sepse jam sulmues dhe kërkojë golat”.

Me objektiva të qartë për vendin e parë, sulmuesi shqiptar vlerëson maksimalisht sfidat, duke e ditur se pa Rusinë gjërat nuk mund të ishin më të favorshme për një vend të parë të jashtëzakonshëm: “E dimë që janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, por e dimë edhe nivelin tonë. Si në Islandë, ashtu edhe në Shqipëri, do të luajmë për të marrë 3 pikë, për të arritur vendin e pare. Kur luan në Nations League nuk ka ekip më të vështirë, ekip më të fortë, janë të gjithë në nivelin tonë dhe ne do punojmë që të marrim 3 pikë në Islandë dhe në Shqipëri me Izraelin”.

Titullar ose jo në përballjet ndaj Islandës dhe Izraelit, konkurenca e lartë në kombëtare si dhe pika e fortë e skuadrës kuqezi, Giacomo Vrioni i jep përgjigje të gjitha pyetjeve. “Atë e di trajneri, unë di vetëm që do të vazhdoj të punoj edhe pse kalova një sezon shumë të rëndësishëm, sërisht është zgjedhje e trajnerit”, përfundoi Vrioni.

https://youtu.be/9iWmPoTDQfA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI