Flash

Al Khelaifi, takimi i fshehtë me Zidane: PSG gati ta bëjë trajnerin më të paguar në botë

Lapsi.al 31 May 2022
Al Khelaifi, takimi i fshehtë me Zidane:  PSG gati ta bëjë

Pas eliminimit përvëlues nga Champions League, kundërofensiva e Paris Saint-Germain nuk ndalet me rinovimin e Kylian Mbappé: Nasser Al-Khelaifi kërkon edhe një trajner elitar dhe për këtë, të hënën në Paris u takua me Zinedine Zidane për t'i ofruar pankinën e ekipit. Presidenti i parisienëve i ka propozuar ish-trajnerit të Real Madrid një kontratë faraonike me vlerë 25 milionë euro në sezon, e cila do ta shndërronte atë në trajnerin më të paguar në botë, edhe para Simeones (24 milionë nga Atletico Madrid) dhe Guardiolës (23 milionë nga Manchester City).

Në fund të fundit, paratë nuk janë problem në shtëpinë e PSG, siç dëshmohet nga shifrat që iu ofruan Mbappe për ta bindur atë të heqë dorë nga fjala e dhënë ndaj Realit. Sidoqoftë, përgjigja e Zidane nuk erdhi: prioriteti i tij, thotë Mundo Deportivo, mbetet mbledhja e trashëgimisë së Didier Deschamps në pankinën e Francës pas Kupës së Botës 2022.

Roli i trajnerit të kombëtares do t'i lejonte të vazhdonte të jetonte në Madrid, duke kaluar në Francë vetëm për pauzat e kombëtares dhe turnetë. Tani Zidane është me pushime në Ibiza, por ka marrë disa ditë kohë për të reflektuar: nga njëra anë milionat e PSG-së (me Pochettino që pret shkarkimin), nga ana tjetër një përvojë e re në krye të vendit të tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI