Flash

Serbia humbi Vlahovic në Nations League, akord me Juventus: 4 javë kurë për rikuperimin

Lapsi.al 31 May 2022
Serbia humbi Vlahovic në Nations League, akord me Juventus: 4 javë

Mungesa e grumbullimit të Dusan Vlahovic për Ligën e Kombeve ka një shpjegim: gazetat serbe flisnin për një dëmtim muskular, në të vërtetë sulmuesi ka dashur të ndalojë për të kapërcyer përfundimisht dhimbjen në ijë që e mundonte prej disa kohësh. Nga prilli e në vazhdim, qendërsulmuesi i Juventusit i është dashur të luante me inflamacionin që ndikoi paksa në performancën e tij dhe për këtë arsye vendosi, në marrëveshje me mjekët bardhezi dhe ata të kombëtares, të ndalojë dhe të vazhdojë me një program trajtimi rreth 3-4 javë për t'u paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, pavarësisht se sezoni është mbyllur, Vlahovic është parë shpesh këto ditë në Continassa, ndonjëherë në shoqërinë e Federico Chiesas: të dy po punojnë për të kapërcyer problemet e tyre përkatëse (italiani është i angazhuar në rikuperimin nga operacioni i ligamentit të kryqëzuar, rikthimi pritet në tetor).

Sipas planit të Juventusit, Vlahovic duhet t'i rikthehet stërvitjeve me intensitet maksimal brenda një muaji: në kohën e duhur për sezonin e ri, duke qenë se bardhezinjtë do të mblidhen më 4 korrik për përgatitje.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI