Flash

"Nuk arrij ta besoj se një ministre mund ta bënte këtë": presidenti i Liverpool bën 'leckë' Oudea-Castera

Lapsi.al 31 May 2022
"Nuk arrij ta besoj se një ministre mund ta bënte

Presidenti i Liverpool, Tom Werner, ka kërkuar ndjesën e ministres franceze të Sportit, Amelie Oudea-Castera për trajtimin e tifozëve të klubit anglez në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën e kaluar në Paris. Në një letër dërguar ministres, Werner tha se ishte "nuk arrin t'i besojë" komentet e saj mbi kaosin e përjetuar nga mbështetësit e Reds.

Oudea-Castera fillimisht kishte fajësuar Liverpoolin se kishte kontribuuar në kaos, duke i thënë një radioje franceze se klubi anglez kishte dështuar të menaxhonte siç duhet tifozët e tij që shkuan në Paris. Qeveria franceze shtoi më pas se mashtrimi “masiv” i biletave kishte kontribuar në kaosin që prishi ndeshjen kundër Real Madrid. Imazhet kanë njollosur reputacionin e kryeqytetit francez, duke ngritur dyshime për aftësinë e tij për të pritur ngjarje të mëdha sportive ndërsa përgatitet për Olimpiadën 2024 dhe Kupën e Botës të Rugby 2023.

"Po ju shkruaj sot për shkak të mosbesimit total se një ministre e qeverisë franceze ... mund të bënte një sërë deklaratash të paprovuara për një çështje kaq të rëndësishme përpara se të ketë ndodhur një proces hetimor i përshtatshëm, formal dhe i pavarur", shkroi Werner në letrën e tij që u publikua nga gazeta lokale Liverpool Echo - Komentet e tua kanë qenë të papërgjegjshme, joprofesionale dhe krejtësisht mosrespektuese për mijëra tifozë të dëmtuar fizikisht dhe emocionalisht. Në emër të të gjithë tifozëve që kanë përjetuar këtë makth, kërkoj ndjesën tuaj dhe sigurinë se autoritetet franceze dhe UEFA do të lejojnë kryerjen e një hetimi të pavarur dhe transparent”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI