Flash

Monza në Serie A, Berlusconi 'harron' që nuk ka Milanin: "Tani të fitojmë kampionatin e Champions"

Lapsi.al 30 May 2022
Monza në Serie A, Berlusconi 'harron' që nuk ka Milanin:

Silvio Berlusconi shijon rikthimin e tij në Serie A dhe promovimin e parë historik të Monzas së tij: "Mbrëmje e mrekullueshme, ne luftuam për një vit të gjatë dhe më në fund arritëm një moment historik - ishin fjalët e pronarit të klubit italian nga dhomat e zhveshjes së Arena Garibaldi të Pizës, ku u ndal për një kohë të gjatë për të festuar me lojtarët e tij -. Në 110 vjet histori, Monza nuk kishte qenë kurrë në Serie A, sot arritëm atje. Është një gjë e mrekullueshme për ne, për ekipin dhe për të gjithë qytetarët e Brianzës”.

Berlusconi pastaj shfrenoi imagjinatën, në mikrofonat e Sky, duke bërë shaka, por jo tamam: "Jam mësuar të fitoj, tani duhet të fitojmë kampionatin, të arrijmë në Champions League dhe të fitojmë Champions League. Rezultatet e Monzas dhe Milanit, këtë vit, të ngrohin zemrën”.

GALLIANI: "MONZA-MILAN DO TË JETË NJË ËNDËR E PAIMAGJINUESHME"

Në fund të ndeshje, administratori i deleguar Adriano Galliani foli për Sky Sport: "Është një ëndërr që bëhet realitet, pastaj unë jam nga Monza dhe jam veçanërisht i lumtur dhe i emocionuar. Për mua, kur isha fëmijë shkoja në stadium si tifoz dhe kam qenë drejtues për shumë vite pastaj... Më në fund ia dolëm. Menduam se do ta bënim vitin e kaluar, donim të bënim C-B-A, por vetëm i shkuam afër dhe e arritëm këtë vit. Monza-Milan do të jetë një ëndërr e pabesueshme. Fëmijët e mi më kanë kërkuar tashmë të mposhtim Interin, por do të jetë një cështje tjetër... Merkato? Tani le të dëgjojmë se çfarë mendon presidenti, unë sigurisht që jam një shpenzues i njohur edhe në jetën time private...”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI