Flash

Josa e Duro ndjekin ëndërrën në finale: trajneri që njeh sekretet e Laçi kërkon ti japë Kupën Vllaznisë

Lapsi.al 31 May 2022
Josa e Duro ndjekin ëndërrën në finale: trajneri që

Një ndeshje ku rëndësi ka vetëm rezultati. Një finale është gjithnjë e tillë dhe Shpëtim Duro e di mirë, ashtu si edhe Mirel Josa. Kundër Vllaznisë luhet ndeshja e një sezoni, që kurbinasit në një pikë shpresuan të ishte edhe më i jashtëzakonshëm, por që me ardhjen e teknikut janë kthyer ta besojnë. "Sekretet" e kurbinasve nuk mund t'i dijë askush më mirë se trajneri që i mori përdore deri në sfidën titull të humbur me Tiranën, përpara se shtatë ndeshje pa fitore t'i kushtonin largimin. Tani mundësia e hakmarrjes, në orën 19.00 në Arenën Kombëtare.

LAÇI

Bardhezinjtë kanë avantazhin se mund të mendonin për finalen shumë më herët se përfundimi i kampionatit, ku blinduar herët vendin e dytë, ndryshe nga kuqeblutë që provuan të siguronin një vend të katërt që do të ishte Europë, pavarësisht se kush fitonte Kupën. Pasi dështuan të dilnin kampionë, për Lacin është koha të propozohen në turneun që kanë mësuar ta fitojnë e për ta bërë këtë Duro nuk ka ndërmend të ndryshojë strategji, por do t’i besojë edhe njëherë sigurisë.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Siguri që, në fakt, kalon nëpër duart e Dajsinanit, të mbrojtur nga katërshja defensive Velkoski, Roganovic, Ignjatovic e Velija. Mesfusha është reparti në të cilin Duro ka edhe garancitë më të mëdha në raportin sasi-cilësi me Deliun, Shehun e Zikon, që shqetësohet për një fanellë titullari nga Spahiu e Ujka. Për teknikun kontributi në mbulim i dy lojtarëve me frymë si dy të parët është mjaftueshëm për të justifikuar prezencën e tridhëmbëshit ofensiv. Mazekaj është i palëvizshëm në mbështetje të Guindos, Këpucës së Artë të kampionatit që sapo u mbyll, me 19 gola, ndërsa pavarësisht se Zulfiu e Zarubica bënë stafetë në ndeshjen e fundit kundër Partizanit, surpriza e Duros është Akiniemi, që u mbajt qëllimisht në pankinë, për ti dhënë pak pushim, pas një serie të gjatë si titullar, edhe për shkak të dëmtimit të malazezit. Shpejtësia e sulmuesit mund të vërë në vështirësi dhe njëkohësisht të pengojë daljet e Gurishtës, duke i vënë një barrier lojës së zakonshme të shkodranëve. Prezencën në Conference League bardhezinjtë e kanë siguruar për nga kampionatit, por tani duan Kupën si një trofe, që do të gëzonte në anën tjetër Kukësin, që me vendin e katërt do të merrte të drejtën për të luajtur në Europë…

VLLAZNIA

Kampionë në fuqi e pas një sezoni që nuk shkoi sipas pritshmërive, jashtë Europës për nga kampionati, Vllaznia kërkon të ngushëllohet me trofeun e Kupës. Një zgjedhje tinzare për të marrë 10 ditë para ndeshjes trajnerin që drejtoi Lacin gjatë këtij sezoni, njeriun që i njëh më mirë se cdokush okat e forta e të dobëta të ish-lojtarëve të tij. Problemi i vetëm është se Duro do t'i përziejë kartat në mënyrën e tij.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Sipas të gjitha gjasave, trajneri Josa pritet të hedhë në fushë në finale thuajse të njëjtin formacion që fitoi ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Kastriotit. Në portë do të jetë i përhershmi Zogoviç, ndërsa në mbrojtje Gurishta nga e djathta, Adili dhe Bulatoviç në qendër, si dhe Hakaj në krahun e majtë. Digë përpara mbrojtjes do të jetë Krymi, në ndeshjen e fundit përpara transferimit në Bjellorusi, te Shkatjor Soligorsk, ndërsa Jonuzi dhe Heriç plotësojnë qendrën e këtij reparti. Sa i përket sulmit, Josa ka menduar të luajë me treshen Da Silva-Latifi-Aralica, ku dy të parët do të asistojnë nga krahët kroatin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI