Flash

Dy muaj pushim në dimër e kupa europiane cdo javë: Botërori i Katarit përmbys kalendaret, ja të gjitha datat

Lapsi.al 30 May 2022
Dy muaj pushim në dimër e kupa europiane cdo javë: Botërori

Në mbyllje të sezonit me javën e festimeve për Eintracht, Romën e Real Madrid, tashmë është koha për të menduar për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë ai i Botërorit në Katar dhe për rrjedhojë do të ketë një kalendar tërësisht të përmbysur në krahasim me atë të zakonshmin. Kampionati do të nisë me tifozët ende me pushime, në fundjavën e 15 gushtit dhe do të ndalet pas 15 javësh për 52 ditë (nga 13 nëntori deri më 4 janar) për të lejuar zhvillimin e Kupës së Botës, ndërsa faza në grupe e Kupa të ndryshme evropiane tashmë do të përfundojë në fillim të nëntorit.

Me pak fjalë, një tur force i vërtetë, si ajo që i pret lojtarët pas kampionatit botëror në Katar. pothuaj të gjitha kampionatet elitare europiane do të rifillojnë në janar (Seria A më 4 janar) dhe në pesë muaj do të luhen 23 ndeshje, ndërsa në mesin e shkurtit do të jetë faza e eliminimit të Kupave të Europës (finalja e Champions League është planifikuar për në 10 qershor).

Sa i përket Kupës së Italisë, nuk do të ketë revolucione të mëdha, sepse të mëdhatë edhe sezonin e kaluar e nisën në janar, por gjysmëfinalet do të jenë më afër se edicioni i kaluar (finalja në Romë më 24 maj). Superkupa mes Milanit dhe Interit do të luhet në Arabinë Saudite në 11 ose 18 janar, me fillimin e caktuar në orën 18:00 me orën italiane.

TË GJITHA DATAT E SEZONIT TË RI:

SERIE A

Gusht: 14-21-28-31

Shtator: 4-11-18

Tetor: 2-9-16-23-30

Nëntor: 6-9-13

Janar: 4-8-15-22-29

Shkurt: 5-12-19-26

Mars: 5-12-19

Prill: 2-9-16-23-30

Maj: 3-7-14-21-28

Qershor: 4

KUPA E ITALISË

Raundi i parë: 5-6-7-8 gusht

Raundi i dytë: 18-19-20 tetor

Të tetat: 10-11-12 janar e 17-18-19 janar

Cerekfinalet: 31 janar-1-2 shkurt

Gjysëmfinalet e vajtjes: 4-5 prill

Gjysëmfinalet e kthimit: 25-26 prill

Finale: 24 maj

SUPERKUPA ITALIANE

Finale: 11 ose 18 janar

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI