Flash

Zyrtarisht në duart e Boehly: konsorciumi i udhëhequr nga Clearlake Capital kompleton blerjen e Chelsea

Lapsi.al 30 May 2022
Zyrtarisht në duart e Boehly: konsorciumi i udhëhequr nga Clearlake
Tani është zyrtare: konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly, president dhe CEO i Eldridge dhe Clearlake Capital Group, ka përfunduar blerjen e Chelsea FC. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për mediat në faqen e klubit. “Operacioni ka marrë të gjitha miratimet e nevojshme nga qeveria angleze, Premier League dhe autoritetet e tjera të përfshira”, thuhet në tekstin që, pas 19 vitesh, mbyll epokën e Abramovich te Chelsea. “Boehly do të mbajë postin e kryetarit të holding-ut”, vijon teksti. Më pas janë dhënë disa detaje të tjera mbi marrëveshjen dhe mbi pronësinë e re të Blues. "Konsorciumi përfshin gjithashtu Hanjorg Wyss, themeluesin e Wyss Foundation dhe Mark Walker, bashkëthemelues dhe CEO i Guggenheim Capital - vazhdon shënimi -. Walter dhe Boehly janë pronarë të Los Angeles Dodgrs, Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Spark”. “Pronarët e rinj janë të përkushtuar të investojnë në fusha kyçe që do të zgjerojnë dhe përmirësojnë konkurrencën e klubit, duke përfshirë rizhvillimin e Stamford Bridge”, përfundon teksti, duke dhënë gjithashtu disa tregues për hapat e ardhshëm, pas përfundimit të shitjes së kompanisë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI