Flash

Milan kalon te RedBird, Cardinale firmosi: Elliott do të mbetet aksioner në minorancë

Lapsi.al 31 May 2022
Milan kalon te RedBird, Cardinale firmosi: Elliott do të mbetet aksioner

Pritet në orët e ardhshme (me mundësinë për të arritur nesër) zyrtarizimi i kalimit të Milanit te RedBird kundrejt një pagese prej 1.3 miliardë eurosh për Elliott, i cili do të mbetet me pakicën e aksioneve. Numri një i fondit amerikan të investimeve Gerry Cardinale pritet në Milano nga Parisi për nënshkrimin, pasi ditët e fundit janë vendosur firmat ‘thelbësore’. Pasi të jetë kryer nënshkrimi për mbylljen (transferimin i vërtetë i aksioneve të shoqërisë nga shitësi te blerësi), si zakonisht, do të duhet më shumë kohë, mund të kalojnë disa muaj gjatë të cilëve RedBird do të punojë në mënyrë aktive për të ardhmen e klubit.

Merkato është padyshim aktualitet, edhe pse prioritet për momentin është konfirmimi i drejtuesve që rikthyen Milanin të fitonte titullin. Duke nisur nga Paolo Maldini, i cili së fundmi kishte shprehur pakënaqësinë për mungesën e ofertës së rinovimit: CEO Gazidis do t'i dorëzojë një kontratë të re ish-kapitenit dhe Massaras dhe, më pas, do të fillojë puna për forcimin e ekipit. Jo vetëm blerjet, sigurisht: një nga çështjet e para që do të trajtohet do të jetë rinovimi i kontratës së Leaos.

RedBird tashmë ka përvojë në botën e sportit dhe, megjithëse buxheti dhe përcaktimi i punës janë padyshim ende për t'u njohur, pritet vazhdimi i vizionit të Elliott: investime të qëndrueshme, profile me një perspektivë të madhe dhe rritje graduale, por konstante e konkurrencës së skuadrës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI