Cavalieri pastaj filloi të përsërisë fjalimin e tij: "Duhet të jeni njëmbëdhjetë luftëtarë, njëmbëdhjetë gladiatorë që luftojnë në çdo top dhe i rezistojnë çdo sulmi. Duhet të mbani mend se golat shënohen në anën tjetër të fushës. Duke goditur portën. Prandaj, nuk duhet humbur kohë me pasime të kota në gjysmën tonë të fushës". Siç bëjnë edhe skuadra - i ilustron ai gazetarit - si Liverpool dhe Real Madrid, ata humbasin kohë”. Më pas ai vazhdon: “Ne duhet ta hedhim topin gjithmonë përpara, në gjysmën tjetër të fushës ku duhet të jenë gjithmonë sulmuesit tanë, të cilët nuk duhet të kthehen kurrë në gjysmën tonë të fushës, të gatshëm të nisen në cdo top të gjatë, të gatshëm të dalin të vetëm përballë portierit kundërshtar dhe duke u përpjekur të shënojnë gol, mbani mend të godisni tokazi". “Goditjet me mënyra të tjera, shpesh përfundojnë jashtë portës - i shpjegon Berlusconi gazetarit - dhe më pas portieri mund të marrë topin me lehtësi, apo jo? Për goditjet tokazi ata duhet të hidhen”. Pastaj ai rifillon të lexojë fjalimin e tij: "'Ne e dimë se këta kundërshtarë janë të këqij, por ju nuk duhet të keni frikë, gjithashtu duhet të keni zjarr në sytë tuaj. Sot po shkruani historinë, keni vetëm një detyrë, një detyrim, vetëm një qëllim për të arritur, duhet të fitoni.' Ata dolën në fushë dhe fituan”. E sigurisht edhe falë këtij fjalimi...La mia solidarietà a Stroppa.
— Danilo Vitro' ?19 ?⚫️ (@DVACMILAN) May 30, 2022
Mo farà così per tutto l'anno. pic.twitter.com/VEIb89EKb4