Flash

Veseli e bën sfidë brenda sfidës në kombëtare: “Mbrojtja bën punën e saj, pastaj varet nga sulmuesit të shënojnë”

Lapsi.al 1 June 2022
Veseli e bën sfidë brenda sfidës në kombëtare:

Një vend si titullar do të ishte ëndërra edhe e Frederic Veselit, pavarësisht se mbrojtësi kuqezi e ka të qartë se hierarkitë e repartit janë të vështirë të tejkalohen. Lojtari i Salernitanës ka kaluar dëmtimin dhe shprehet se është gati për këto sfida, jo vetëm nga ana fizike, por edhe nga ajo mentale. “Është e vështirë sepse kemi mbrojtës ekspertë dhe shumë të fortë. Secili nga ne luan në kampionate të nivelit maksimal, por kur vjen në Kombëtare është momenti që vlen dhe vendos trajneri kush luan. Jemi të gjithë të aftë që të luajmë që nga minuta e parë, ose nëse ka nevojë, të hyjmë në lojë kurdo”.

I pyetur nëse Shqipëria është favorite e grupit, Veseli përgjigjet ‘po’ sigurtë, ndërsa konfirmon edhe vullnetin që ka skuadra për të dhënë 200% për t’u renditur të parët në grup. “Ne shpirtërisht mendojmë se kemi çdo mundësi të fitojmë dhe mund ta konfirmoj se kemi vullnetin jo 100, por 200% për të dhënë maksimumin dhe për të arritur vendin e parë për të kaluar në Ligën A ku do të kemi kundërshtarë shumë të fortë. Edhe si eksperiencë personale për çdo lojtar edhe si eksperiencë për grupin e për tifozët tanë që na shikojnë, pse jo të shohin ndeshje kundër skuadrave shumë të forta dhe me nivel shumë të lartë - tregoi ambicjet Veseli, duke i hedhur një lloj doreze sfide edhe sulmit -. Dihet që kampionati italian ka prodhuar mbrojtës me shumë famë dhe kualitet. Besoj se i yni është repart që duhet të jetë i fortë për të synuar fitore dhe rezultat pozitiv, pasi nëse nuk funksionon mbrojtja, nuk fitohet loja. Ne nga mbrapa bëjmë lojën tonë, pastaj varet nga Vrioni dhe të tjerët për të shënuar”.

https://youtu.be/9iWmPoTDQfA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI