Flash

Zyrtare/ "Faleminderit" me kaq Manchester United njofton largimin e Pogba: francezi gati akordi me Juventus

Lapsi.al 1 June 2022
Zyrtare/ "Faleminderit" me kaq Manchester United njofton largimin e

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe tashmë ka ardhur edhe ai: Paul Pogba largohet nga United. Klubi i Mançesterit e ka përshëndetur francezin në Tëitter me një falënderim të thjeshtë, ndërsa në faqen e klubit gjendet deklarata që kujton historinë mes mesfushorit francez dhe Djajve të Kuq. "Klubi njofton se Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të qershorit, kur i skadon kontrata. Ai ka qenë me ne për një kohë të gjatë, e nisur nga Akademia, duke ardhur nga Le Havre kur ishte ende gjashtëmbëdhjetë vjeç."

Pasi kujton karrierën e gjatë dhe fitoret e “Oktapodit”, deklarata përfundon: “Të gjithë në klub duan të urojnë Paul për karrierën e tij të suksesshme dhe për gjithçka që i ka dhënë United. I urojmë më të mirën për hapat e ardhshëm të rrugëtimit të tij të jashtëzakonshëm”. Një rrugëtim që me siguri do të nisë nga Torino, skena e një periudhe tjetër të artë të karrierës së tij. Te Juventus e presin dhe tani duket punë e kryer, edhe për vetë dëshirën e francezit për tu riveshur bardhezi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI