Flash

Nis epoka e re kuqezi, Cardinale prezantohet në Casa Milan: "Të shtyjmë Milan gjithnjë e më lart"

Lapsi.al 1 June 2022
Nis epoka e re kuqezi, Cardinale prezantohet në Casa Milan: "Të

“Ne mezi presim të fillojmë një partneritet afatgjatë me klubin, drejtuesit e tij dhe milanistët nga e gjithë bota për të vazhduar ta shtyjmë Milanin gjithnjë e më lart në vitet në vijim”, këto janë fjalët e para të Gerry Cardinale, pasi u bë pronari i kuqezinjve, duke marrë aksionet e klubit nga Elliott. “Filozofia e investimeve të RedBird dhe rezultatet e arritura në botën e sportit kanë treguar se klubet e futbollit mund të jenë të suksesshëm në fushë, duke ruajtur një profil të qëndrueshëm financiar”.

“Jemi të nderuar që jemi pjesë e historisë së shkëlqyer të Milan dhe jemi të emocionuar nga perspektiva për të qenë në gjendje të shkruajmë kapitullin e ardhshëm të klubit, pikërisht në momentin në të cilin është rikthyer për të zënë pozicionin e merituar në krye të kampionatit italian, me shikimin drejt objektivave të së ardhmes në nivel evropian dhe botëror. Unë do të doja të falënderoja Gordon Singer dhe të gjithë ekipin Elliott për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë në katër vitet e fundit për të rikthyer Milanin në krye të Serie A", vazhdoi Cardinale nga Casa Milan, ku tashmë është takuar me Maldinin, Massaran dhe Gazidis.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI