PORTIERI MOHON GJITHÇKA: “ËSHTË VETËM NJË RITUAL” Megjithatë, 21-vjeçari mohon gjithçka dhe thotë se ishte thjesht një ritual para ndeshjes: “Është thjesht një ritual që e kam para ndeshjeve. Ky gjest më bën të ndihem i qetë. Nuk ka asgjë më shumë. Thjesht godas pak shtyllat”.Arquero islandés Patrik Gunnarsson del Viking FK achica los arcos antes de cada partido. pic.twitter.com/aZjzhcy0Rg
— perroencancha (@Perro_en_Cancha) May 31, 2022
Gunnarsson u huazua te Viking vitin e kaluar dhe iu bashkua klubit norvegjez përfundimisht në janar. Portieri u vu në qendër të vëmendjes edhe në nëntor, se bëri të përjashtohej një prej shokëve të tij të skuadrës në minutën e 95-të. Klubi ishte në prag të një fitoreje 3-2 në Kristiansund pas një rikthimi mbresëlënës, me dy gola në fund. David Brekalo dhe Gunnarsson filluan të debatonin papritur. Brekalo e shtyu dy herë Gunnarsson dhe në fund portieri u rrëzua përtokë në mënyrë teatrale dhe i vuri duart në fytyrë sikur të ishte goditur me grusht. Brekalo më pas mori karton të kuq.