Flash

I iku dy herë me parametër zero, Pogba paguhet edhe me bonusin e besnikërisë: United tërbon tifozët

Lapsi.al 2 June 2022
I iku dy herë me parametër zero, Pogba paguhet edhe me bonusin e

Jo vetëm dëmi i lamtumirës me parametër zero (për herë të dytë), por edhe befasia e një "bonusi besnikërie" që do t'i jepet Paul Pogba pavarësisht skadimit të kontratës në fund të muajit: në Angli rritet zemërimi i tifozëve të Manchester United për lamtumirën e mesfushorit. Nuk është edhe aq zgjedhja e francezit, prej kohësh ishte e qartë se ai do të largohej dhe tashmë është gati të rikthehet te Juventus, ato që kanë trazuar shpirtrat e Djajve të Kuq, janë paratë e shpenzuara nga klubi në këtë eksperiencë të dytë me fanellën e United, në raport me performancën jo në nivel të tij.

Daily Mail në fakt ka llogaritur mbi 250 milionë paund (pothuajse 300 milionë euro) të paguara nga United mes kartonit të paguar te Juve në 2016, pagës pesëvjeçare (plus rinovimin automatik vjetor që filloi verën e kaluar) dhe bonuseve. Meqë ra fjala, si Daily Mail ashtu edhe Times raportojnë një bonus shtesë që do t'i jepet Pogba kur të skadojë kontrata më 30 qershor: 3.78 milionë paund (pothuajse 4.5 milionë euro) si "bonus besnikërie".

Nuk ka detaje të mëtejshme për këtë, por, duke pasur parasysh se po quhet "besnik", mund t'i referohet faktit që francezi fitoi një bonus shtesë vetëm duke qëndruar te United të pesë vitet - plus një - të kontratës së nënshkruar në 2016.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI