Flash

Shtatë muaj pas dëmtimit, Chiesa kthehet të vrapojë: video që e bën Juventus të shpresojë

Lapsi.al 2 June 2022
Shtatë muaj pas dëmtimit, Chiesa kthehet të vrapojë: video
Federico Chiesa mezi pret të kthehet në fushë e të japë kontributin e tij në krahun e majtë të sulmit të Juventusit. Anësori sulmues pësoi një dëmtim të rëndë kundër Romës janarin e kaluar dhe iu desh t'i nënshtrohej një operacioni në ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Një video e publikuar në rrjetet sociale nga bardhezinjtë e tregon lojtarin duke vrapuar. Një shenjë se procesi i rikuperimit po ecën pa probleme. Sigurisht që rruga për t'u rikthyer në tapetin e gjelbërt të stadiumit Allianz është ende e gjatë për Chiesan: pasi u operua në Austri katër muaj më parë, sulmuesit të kombëtares italiane iu dha një prognozë prej 7 muajsh. Megjithatë, kohët e kthimit të tij janë thjesht hipoteza. Chiesa mund të kthehet në fushë midis shtatorit dhe tetorit, apo edhe të zgjasë pritjen deri në vitin 2023. Video e publikuar nga faqja e Juventusit gjithsesi ngjall optimizëm. “A mund të emocionojë një vrapim i thjeshtë? Po”, thuhet në përshkrimin e postimit të Juventusit, ku anësori i kombëtares përjetësohet në një vrapim të parë (të kujdesshëm) mbi bar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI