Flash

Një prej grupeve të ketë 5 skuadra: Souness propozon një favor nga FIFA: “Ukraina të jetë me çdo kusht në Botëror”

Lapsi.al 2 June 2022
Një prej grupeve të ketë 5 skuadra: Souness propozon një

Graeme Souness propozon që Ukraina të shkojë në Kupën e Botës, pavarësisht nga rezultati e play-off. Ish-futbollisti i kërkoi FIFA-s të krijojë një vend shtesë në rast se playoff-i i ukrainasve shkon keq. Skuadra e Oleksandr Petrakov në Hampden Park të Glasgoë mposhti Skocinë në gjysmëfinalen kualifikuese dhe tani do të përballet me Uellsin. Ishte ndeshja e parë konkurruese e Ukrainës që kur vendi u pushtua nga Rusia në fillim të këtij viti dhe kombëtarja e Andriy Pyatov dhe të tjerëve fituan 1-3, falë golave të Andriy Yarmolenko, Roman Yaremchuk dhe Artem Dovbyk.

Në fillim të kësaj jave, skocezi Souness tha për Times se ai shpresonte që skuadra e Petrakov të fitonte, pavarësisht se ishte lindur dhe rritur në Skoci: “Do ta gjej veten në një situatë vërtet të vështirë. Do të jem emocional. Unë nuk dua vetëm që Ukraina të kualifikohet, dua që ajo të shkojë në Katar dhe të fitojë. Kur mendoj thellë për këtë, e di se është më e rëndësishme të dërgosh një mesazh që të bëjë të qartë se sjellja e Rusisë është e papranueshme, se sa futbolli”.

Në fund, Ukraina me të vërtetë fitoi, por për Souness nuk mjafton. Ish-trajneri beson se skuadra e Oleksandr Petrakov duhet të marrë pjesë në Kupën e Botës, pavarësisht nga rezultati i Kardifit të së dielës. Skocezi, përpara fillimit të ndeshjes në Hampden Park, i kërkoi FIFA-s të shqyrtojë çështjen: “Ne duhet të ngrihemi dhe të mbështesim Ukrainën. FIFA duhet të thotë që kjo skuadër duhet të shkojë në Botëror. Ata mund të formojnë një grup prej pesë skuadrash diku. Ata duhet të shkojnë në Kupën e Botës. Ata duhet të mbajnë emrin e Ukrainës në plan të parë në mendjen e të gjithëve".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI