Flash

Yarmolenko, mesazh botës e Rusisë: “Botërori dhuratë për çdo ukrainas, do ta fitojmë këtë luftë”

Lapsi.al 2 June 2022
Yarmolenko, mesazh botës e Rusisë: “Botërori dhuratë

Të luash futboll me mendimin fiks për atë që po ndodh në shtëpi, ku familja dhe të dashurit rrezikojnë jetën në një konflikt. Situata e kombëtares së Ukrainës nuk është aspak e thjeshtë, por kombëtarja e drejtuar nga Oleksandr Petrakov po përpiqet sa mundet të fokusohet në fushë për një sukses të jashtëzakonshëm: kualifikimin në Kupën e Botës. Ndeshjet play-off, ku Ukraina ishte kualifikuar para shpërthimit të konfliktit, janë shtyrë për në qershor dhe në ndeshjen e parë, atë ndaj Skocisë, ka ardhur fitorja 1-3. Tashmë mungon sfida e dytë, ajo me Uellsin, që vlen një vend në Katar, në grup me Anglinë, Shtetet e Bashkuara dhe Iranin. Por ajo që ndodh në shtëpi mbetet në mendjen e të gjithë futbollistëve ukrainas.

Këtë e konfirmon një prej yjeve të kombëtares, Andriy Yarmolenko. Mesfushori i lindur në vitin 1989 shënoi një nga golat që i dhanë mundësinë Ukrainës të mposhtte Skocinë dhe në fund të ndeshjes ai foli si për ndeshjen ashtu edhe për situatën në vend. Deklaratat e tij sociale, të raportuara nga ANSA, tregojnë se sa shumë do të thotë mundësia për të fluturuar në Kupën e Botës si për lojtarët, ashtu edhe për një komb që ka absolutisht nevojë për pak gëzim në një situatë shumë të ndërlikuar... "Faleminderit për mbështetjen tuaj! Faleminderit që besuat tek ne! Ne ia kushtojmë këtë fitore popullit ukrainas, çdo luftëtari që aktualisht mbron vendin tonë. Ne me siguri do ta fitojmë këtë luftë”.

E ndërsa lufta po zhvillohet në shtëpi, kombëtarja po luan patjetër pjesën e saj, duke arritur në një finale që do të tërheqë vëmendjen e të gjithë Ukrainës. “5 qershor. Momenti vendimtar. Ne duam t'i bëjmë çdo ukrainasi një dhuratë. Do të japim gjithcka nga forcat tona. Lavdi Ukrainës!”. Nuk do të jetë e lehtë, sepse edhe Uellsi i Bale do të bëjë gjithçka për të marrë biletën për në Katar, por sigurisht që mbështetja për Yarmolenkon dhe shokët e tij vjen nga e gjithë bota, madje edhe nga kundërshtarët.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI