Flash

F1/ Red Bull i kërkoi të hapte krahun, Perez kundër udhërave të skuderisë: "Pastaj flasim"

Lapsi.al 22 May 2022
F1/ Red Bull i kërkoi të hapte krahun, Perez kundër udhërave

Red Bull bëri një fitore të dyfishtë në Barcelonë, por nga skuderia është mësuar pakënaqësia e Sergio Perez, të cilit nuk i pëlqeu strategjia e miratuar gjatë garës në Montmelò. Meksikani në fakt u detyrua t'ia linte pozicionin Max Verstappen me urdhër të skuadrës, duke komentuar: "Kjo nuk është e drejtë, nuk është e drejtë". Në fund të garës, në komunikimin me ekipin përmes radios, ai përsëriti më pas: “Rezultat i shkëlqyer për ekipin, por më pas duhet të flasim”.

Sergio Perez me këtë vend të dytë është i treti me 85 pikë, por Red Bull e sakrifikoi edhe një herë pilotin meksikan, duke e ftuar që të mos pengojë ndjekjen e Max ndaj Russell pas pit stopit të tretë: një sugjerim që meksikani e ka gëlltitur me vështirësi, me një reagim të kuptueshëm e të përsëritur edhe në përfundim të garës në Barcelonë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI