Flash

"Kritikët e mëdhenj do ta shijojnë finalen e sjellë nga FSHF": Duka thumbon Velijan e tregon si u zgjodh Tirana

Lapsi.al 22 May 2022
"Kritikët e mëdhenj do ta shijojnë finalen e sjellë nga

"Të gjithë kritikët më të mëdhenj, disa vite më parë nuk e kanë ëndërruar që Shqipëria mund të organizojë një finale, apo që Shqipëria mund të luajë në një kompeticion europian si në Francë 2016, apo që Shqipëria do të ishte në vend të parë në grup në Nations League apo në vend të tretë në grup në eliminatoret e Botërorit. Ky ishte kulmi për nga pikëpamja organizative dhe besoj që edhe ata që nuk e kanë ëndërruar, kritikët më të mëdhenj do ta shijojnë finalen e sjellë nga UEFA apo FSHF". Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka hezituar të heqë ndonjë guralec nga këpucët, me një shigjetim që duket se i drejtohet kryetarit të Bashkisë Erjon Velija, edhe pse pa e përmendur me emër. Numri 1 i futbollit shqiptar ka treguar edhe se ky ishte shansi i vetëm dhe i fundit që Shqipëria të mund të organizonte një finale të përmasave të tillë.

E gjitha kjo vetëm për një detaj të vogël: mungesën e kriterit të kapacitetit të stadiumit. "Le ta konsiderojmë fatin tonë këtë që në edicionin e parë nuk kishte kritere të një kapaciteti më të madh, por ishim brenda kritereve me një stadium të kapaciteteve të tilla. Do të ishte e pamundur nëse kriteret do të ishin për një stadium më të madh. Duke parë interesin e madh që ka kjo finale, duke parë kërkesën e madhe të spektatorëve për të ndjekur finalen në të ardhmen mendoj që kriteret mund të ndryshojnë dhe do ta bënin të pamundur për ne" tha Duka.

Presidenti insistoi të sqaronte mënyrën si u përzgjodh Shqipëria për këtë finale, që kishte zgjuar dëshirat e shumë vendeve: "Që në nisjen e ndërtimit të stadiumit “Air Albania” në Tiranë kemi pasur ambicien që me përfundimin e projektit të kemi një finale apo një kompeticion të rëndësishëm në Tiranë - shpjegoi Duka -. Duke qenë se ishim në fazë ndërtimi, nuk kemi fituar tenderin për Superkupën e Europës". "Kështu që ne kishim objektiv më madhor marrjen e Conference League dhe aplikuam. Administrata e Federatës Shqiptare të Futbollit ka plotësuar të gjithë dokumentacionin me të gjitha institucionet e tjera shqiptare në bashkëpunim. Kemi plotësuar dosje voluminoze në mënyrë korrekte, kemi marrë pjesë në një tender dhe jemi kualifikuar si një vend dhe stadium që mund të organizojë një finale të tillë dhe pastaj Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që fituesi për finalen historike të Conference League 2022 të jetë Shqipëria".

Në fund Duka ka bërë edhe një shpjegim në lidhje me biletat, që shumë tifozë dëshirojnë ta kenë. "Kush aplikon i pari merr biletën. Pra ka një praktikë shumë transparente të lajmëruar më parë dhe e njëjta gjë është ndjekur edhe në rastin tonë. Duke parë të dhënat e atyre që kanë fituar të drejtën për të blerë biletë, shqiptarët kanë qenë nga ata më të shkathëtit që kanë qenë para kompjuterëve për të rezervuar një biletë dhe kanë për të marrë një numër të konsiderueshëm nga ato që kanë qenë në shitje për publikun e përgjithshëm. Edhe ato që kanë rezervuar një biletë shumë ditë më parë, e kanë marrë atë elektronikisht vetëm para tre ditësh dhe Ajo mund të transferohet vetëm 2 herë dhe pastaj bëhet e pavlefshme", përfundoi Duka.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI