Flash

Partia Komuniste kineze detyron Suning të shesë Interin: ja direktiva e re e qeverisë

Lapsi.al 21 May 2022
Partia Komuniste kineze detyron Suning të shesë Interin: ja direktiva

Në Milano nuk është vetëm cështja e shitjes së Milanit: edhe e ardhmja e Interit është gjithashtu plot zëra, mohime, thashetheme dhe prapaskena. Megjithatë, të paktën për një herë ka ardhur një qëndrim zyrtar, që në mënyrë indirekte mund të ketë pasoja për klubin zikaltër. Siç raportohet nga Wall Street Journal, në fakt, Partia Komuniste Kineze është gati të nxjerrë një direktivë të re që ndalon zyrtarët e lartë të qeverisë të zotërojnë ose të kenë aksione në prona të huaja: ky është rasti, për shembull, i Zhang Jindong dhe Interit.

Zhang Jindong është aktualisht ndër protagonistët e PKK-së dhe, nëpërmjet Suning, ai zotëron Interin, president i të cilit është djali i tij Steven (sqarim i nevojshëm pasi direktiva shtrihet për fëmijët dhe bashkëshortët: nuk do të mjaftonte, për shembull, të regjistrohet klubi zikaltër tek një i afërm).

A do të detyrohet Suning të shesë Interin me shpejtësi? Duke thënë se nuk është hera e parë që qeveria kineze është përpjekur të parandalojë përdorimin e fondeve të brendshme për të mbështetur shoqëritë e huaja - dhe për këtë arsye, prej kohësh, Interi në fakt vetë-financohet mbi të gjitha përmes operacioneve në merkato, mes daljeve dhe hyrjeve -, këtë herë lufta në Ukrainë mund të përshpejtojë procesin, pasi Pekini dëshiron të çlirohet nga sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

Nga ana e saj, Suning vazhdon të mohojë zërat për një shitje të klubit, vetë Steven Zhang pas fitores së Kupës së Italisë kishte folur për të ardhmen, duke deklaruar se dëshironte ta mbante Interin në nivele të larta.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI